E martë sot! A jua kam thënë që të martën e kam ditë tersi? Nëse akoma jo, ja po jua them tani. Ditën e martë e kam frikë, çdo gjë ters më qëllon për ditë të marte. Por jo këtë të martë se zëreni se iku dhe nuk më ndodhi asgjë ters (pothuajse) ☺.
Me pak fjalë rregjimi im për sot ishte si më poshtë:
Për mëngjes kam ngrënë vezë të zier dhe 1 banane ( e dini që kam gjetur rehat me vezët për mëngjes)
Dreka: Më në fund pata kohën të përgatis një supë me perime dhe qofte me perime
Darka: Sanduiç me “bukë” prej sallate, proshutë, patëllxhan, tahini, avocado (tip rolé dmth).
Për qoftet, në mungesë të miellit, për t’I trashur I shtova tulin e arrës së kokosit që e kisha që nga dita kur e bëra qumësht ( receta këtu)
[lt_recipe name=”Qofte me perime” servings=”2 persona” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190311_232631_267-533×1024.jpg” ingredients=”• 1 patate e zier;• ½ patate e ëmbël e zier;• 2 presh të prerë në feta;• 1 tufë gjethe panxhari;• 1 lugë gjelle nenexhik;• 1 e verdhë veze;• 2 lugë gjelle arrë kokosi e tharë;• Kripë dhe piper të zi;• Pak vaj ulliri;• Vaj luledielli për të skuqur qoftet;” ]Në një tigan skuqni pak në vaj ulliri preshin dhe gjethet e panxharit (ose spinaq nëse nuk keni) sa të nxjerrin ujin e tepërt; Në një tas qelqi shtypni me pirun patatet dhe më pas shtoni vezën, erëzat, arrën e kokosit dhe perimet që skuqët në tigan; Trazojini mirë me duar dhe formoni qoftet duke I njomur pak duart me ujë; Skuqini nga tre e nga tre në vaj të nxehtë;[/lt_recipe]
Leave a Reply