Meqënëse majonezën që bëra para 2 ditësh ma konsumoi familja sepse u pëlqeu shumë, u detyrova të bëj prapë. Nga postimi që bëra në Instagram pata shumë kërkesa se si e bëja unë majonezën e shpejtë ndaj mu duk e udhës ta shkruaja edhe në blog në mënyrë që kush dëshiron ta lexojë ta gjejë këtu. Mu deshën vetëm 3 minuta për ta përgatitur dhe variantin e shpejtë të majonezës po e shkruaj më poshtë.
[lt_recipe name=”Majonezë e shpejtë për Whole30″ servings=”200ml” prep_time=”5M” total_time=”5M” print=”yes” ingredients=”• 1 vezë fshati shumë e freskët;• ½ kupë vaj ulliri me cilësi shumë të mirë (200ml);• lëngun e 1 limoni;• 1 lugë çaji kripë;” ]Në një gotë të thellë hidhni vezën dhe ¼ kupë vaj ulliri; Vajin e mbetur, limonin dhe kripën rrihini me pirun sa të bëhet si masë kremoze; Merrni blenderin e dorës dhe miksoni vezën me vajin e ullirit dhe me blenderin akoma të ndezur shtoni vajin e rrahur pak e nga pak; Pasi ta keni hedhur gjithë vajin e mbetur, kalojeni majonezën në një kavanoz qelqi. Është pak e ujshme në fillim por mos u trembni se trashet më pas.[/lt_recipe]
Leave a Reply