Kefiri-pija e shëndetshme për organizmin tonë

Kisha dëgjuar kaq shumë për kefirin, por kurrë nuk e kisha bërë vetë në shtëpi. Fatmirësisht, kushërira ime kishte kohë që e përdorte dhe një ditë më pyeti nëse doja kërpudhën për farë apo jo. Si mendoni se ishte përgjigjja ime? Sigurisht që doja.  Kush është ai që nuk do një produkt që bën mirë për shëndetin.

Në takimin e fundit që kam patur me dietologen time, mi kishte ngritur në qiell përfitimet e kefirit për shëndetin dhe jo më kot, që të kuptohemi.

I kërkova Rolinës nëse mund të ndante me mua dhe me ju pak informacion të dobishëm se përse duhet të përdorim Kefirin si pjesë të rregjimit ushqimor dhe fatmirësisht ajo pranoi me kënaqësi.

Info nga Rolina Naco ( Real Diet)

“Kefiri përmban baktere të mira për aparatin tonë tretës. Duke përforcuar florën intestinale, ndihmon që numri I baktereve të mira të jenë në mazhorancë në krahasim me bakteret e dëmshme. Kjo më pas lidhet drejtpërdrejt me sistemin tonë imunitar duke ndihmuar edhe parandalimin e sëmundjeve që lidhen jo vetëm me aparatin tretës, pra edhe ato autoimune. Ndihmon ndjeshëm në tretjen dhe përthithjen më të mirë të ushqimit. Është shumë efikas për Sindromin e zorrës së irrituar, Kolitin, prandalon ulçerën dhe gastritin etj”

Proçesi I bërjes së kefirit është shumë I thjeshtë. Mjafton të mbani kërpudhën në qumësht në një vend të ngrohtë për gati 12 orë (në varësi të temperaturës së dhomës dhe sasisë së kërpudhave) dhe kefirin e keni gati. Megjithatë, janë disa rregulla që duhet të mbani parasysh:

  1. Mos përdorni asgjë metalike pasi kërpudha dëmtohet (pra vetëm plastikë ose dru, ose xham)
  2. Një herë në 17 ditë (+/-) ndajeni kërpudhën me miq, pasi ajo rritet vazhdimisht
  3. Për periudhat që nuk do e përdorni, vetëm ushqejeni me qumësht dhe shpëlajini para përdorimit.

Mënyra se si e bëj unë është si vijon:

[lt_recipe name=”Kefiri-pija e shëndetshme për organizmin tonë” prep_time=”5M” total_time=”12H” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/02/IMG_20190204_215947_465-1320×2538.jpg” ingredients=”• 1 litër qumësht;• 5 lugë gjelle plot kërpudhën e kefirit;• 1 llastik I vogël;• 1 filtër kafeje apo napë;” ]Shpëlani kërpudhat e kefirit mirë nga qumështi I fermentuar dhe hidhini me kujdes në një enë qelqi. Kujdes! Përdorni kullesë plastike ose napë; Shtoni qumështin I cili duhet të jetë paksa I vakur ose temperaturë ambjenti; Mbulojeni shishen me filtrin e kafes, ose napë dhe fiksojeni me llastik; Vendoseni shishen në një vend të errët dhe të ngrohtë që të fermentohet; Lereni të qetë për 12 orë. Nëse e doni më të athët, lereni më shumë ose e kundërta; Për ta konsumuar, filtrojeni kefirin nga kërpudha dhe shijojeni; Mos harroni të shpëlani kërpudhat dhe të ripërsërisni proçesin[/lt_recipe]

U bë disa ditë që unë e përdor dhe ju garantoj që shija e saj na ka pëlqyer të gjithëve në familje.

Uroj të keni marrë sado pak info nga ky artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading