Tako me shije Doritos të mbushura me gjel deti

Siç ju pata përmendur edhe këtu, këtë fundviti patëm mundësi të shkonim në New York. Me gjithë ato gjëra të mira në supermarket ishte shumë e vështirë të mos doje të gatuaje.

Në lagjen ku rri vjehrri im ka shumë latinë dhe besoj se e kuptoni sa e lumtur jam ndjerë unë meqënëse edhe marketet që ishin afër kishin shumë përbërës të kuzhinës meksikane (bleva edhe bërësen e tortijave po kjo është tjetër punë)

Një ditë syri më kapi këto “guacka” takosh me shije doritos të firmës Old El Paso. Përveç faktit që patatinat doritos janë fantastike, kësaj rradhe do kisha mundësinë që edhe takos t’I bëja me shije djathi ☺. Nëse nuk mund të gjeni këtë varietet të guackave tako, mund të përdorni edhe të thjeshtat, mjafton të jenë të forta. Nëse nuk gjeni në market salcën jeshile, mund të gjeni recetë këtu recetën, gjithashtu edhe erëzat për takos I gjeni këtu  (unë përdora të fimës old el paso) dhe nëse nuk ju pëlqen varianti më poshtë, në blog keni edhe këtë version takosh.

[lt_recipe name=”Tako me shije Doritos të mbushura me gjel deti” servings=”4 persona” prep_time=”10M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/12/dorito-tacos.jpg” ingredients=”• 8 “guacka” takosh;• 2 kupa gjel deti ose pulë e bërë fije-fije;• 1 lugë gjelle erëza për takos;• 1 avokado;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 tufë sallatë jeshile e larë;• 150gr djathë çedar I grirë;• 200gr domate qershi;• 1 tufë koriandër gjethe;• kripë sipas dëshirës;• salcë jeshile sipas dëshirës;• speca jalapenos sipas dëshirës;• salcë pico de gallo sipas dëshirës;• krem të athët sipas dëshirës;” ]Bashkoni mishin me erëzat e takove dhe lerini mënjanë të marinohen shijet; Ngrohni pak në mikrovalë guackat e takove dhe filloni mbushjen duke shtuar në fillim mishin e aromatizuar, disa fije sallatë, disa gjysma domatesh qershi dhe sistemojini në pjatë; Në një enë tjetër shtypni avokadon dhe aromatizojeni me kripë dhe vaj. Shtoni edhe korianderin e grirë; Hidhni nga një lugë çaji salcë avokado mbi çdo tako, pak djathë cedar të grirë dhe shoqërojini me salcat shoqëruese sipas dëshirës[/lt_recipe]

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading