Ne Korçarët kemi shumë qejf brumërat, e në traditë përpos të tjerave, kemi lakrorët, byrekët, petanikun me fasule etj…
Ime më I qan të gjitha pa përjashtim, lakrorin me armé (I adhuruari im), lakrorin me qepë e domate,lakrorin me patate, petanikun me fasule etj… E pikërisht për këtë të fundit do shkruaj unë sot. Vendosa që kësaj rradhe të sjell me foto petanikun e bërë nga duart e mia por premtoj që një ditë do ta sjell edhe me video nga duart e mamit tim.
Kur ishim të vegjël, në kohën kur petat bëheshin një e nga një, mami për të na hequr qafe që I rrinim mbi kokë kur ajo bënte petanikun na përgatiste një petë secilit. E paloste petën e njomë në katërsh dhe e piqte mbi pllakën e sobës. Pastaj e hapte, e spërkaste me pak gjalpë dhe me fasulet e ziera e pak nga lëngu I tyre. E paloste si trekëndësh dhe na e jepte që ne ta hanim. O Zot, ishte gjëja me e shijshme në botë.
Kështu ne hanim të lumtur e mami përfundonte petanikun e qetë pa u bezdisur nga ne ☺.
E vetmja gjë që konsumon kohë në këtë recetë është zierja e fasuleve, por ju mund ti gatuani edhe një ditë më parë.
[lt_recipe name=”Petanik me fasule sipas traditës Korçare” servings=”4 persona” prep_time=”15M” cook_time=”30M” total_time=”45M” difficulty=”Mesatare” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/11/petanik-3.jpg” ingredients=”• 3 gota uji fasule (të lëna në ujë 24 orë përpara);• 7-8 kupa ujë ( në varësi të nevojës për të zier fasulet);• 5 kupa ujë nga zierja e fasuleve;• 2 lugë çaji kripë (ose më shumë sipas dëshirës);• 1 pako me petë të pjekura (unë përdor ato të firmës AK që i gjeni në ngrirje në supermakete);• 2 filxhanë kafe me vaj luledielli;• disa kuba gjalpë;” ]Ziejme fasulet në ujë të kripur sa të zbuten shumë mirë. I kullojmë fasulet duke ruajtur rreth 3 kupa nga uji I zierjes. I hedhim fasulet dhe lëngun në një tas dhe nëse e shihni të nevojshme shtoni kripë; Spërkasim tepsinë me pak vaj dhe vendosim një petë. E spërkasim me vaj dhe pastaj e spërkasim me fasule e pak nga lëngu i fasuleve. Sigurohemi që fasulet t’ I kemi të shpërndara njëtrajtësisht; Përsërisim të njëjtin proces deri në përfundim të fasuleve (apo petëve) duke patur kujdes që petën e sipërme të mos e spërkasim me fasule. E lagim mirë petën e fundit me pak lëng nga fasulet dhe e lyejmë me gjalpë; E pjekim petanikun në furrë të parangrohur ne 245ºC deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të florinjtë; Kur të jetë pjekur e heqim nga furra, e spërkasim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë. E lëmë të pushojë rreth 30 minuta përpara se ta servirim.[/lt_recipe]
Leave a Reply