Nëse më keni ndjekur në Instagram do e keni vënë re që famijla jonë ka filluar një traditë fundjave me gatime nga vendet e ndryshme, si psh gatimet lebaneze, meksikane e së fundmi ajo indiane.
Meqënëse unë përgatita disa pjata, për mos ta rënduar këtë postim, do t’i nxjerr me rradhë të gjitha gatimet e asaj jave. Sot po e nis me bazën e çdo gatimi indian; Orizin basmati.
Ama përpara se të kaloj tek receta e orizit, do ndaj me ju bazën e çdo gatimi që do vijojë (i referohem gatimit indian), pra pastën me xhinxher-hudhër. Në dukje aq e thjeshtë, por më besoni që i jep shije super fantastike gatimeve tuaja (receta në fund të postimit).
[lt_recipe name=”Oriz basmati I aromatizuar me kumin e kardamom” servings=”4 porcione” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/10/IMG_20181028_122308_014.jpg” ingredients=”• 2 kup oriz basmati ;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 lugë çaji pastë xhinxher-hudhër;• 1 lugë kafe kumin pluhur;• 1 majë luge kardamom pluhur;• 3 kupa ujë;” ]Në një tenxhere skuqim pak sekonda pastën e xhinxher-hudhrës. Shtojmë erëzat dhe i trazojmë me vajin e aromatizuar; Hedhim me rradhe orizin dhe ujin dhe e trazojme mirë; I vendosim kapakun dhe e lëmë të zihet në zjarr të ulët për 11 minuta; Fikim zjarrim dhe me kapakun ende të mbyllur e lëmë orizin edhe për 10 minuta të tjera; Pas kësaj kohe e kemi gati ta konsumojmë[/lt_recipe]
Pastë xhinxher- hudhër
Përbërësit
- 80gr xhinxher
- 80gr hudhra
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Instructions
- Vendosni hudhrat dhe xhinxherin në një mixer.
- Shtoni vajin e ullirit dhe miksojeni deri sa të marrë formën e një salce.
- Vendoseni salcën/pastën në një kavanoz të vogël për ta përdorur vazhdimisht.
Leave a Reply