Po e nis shkurt! Unë e adhuroj kungullin, pikë!
Çdo lloj gatimi që bëhet me kungull përfundimisht hyn në listën time të gatimeve të preferuara. Siç e kam përmendur këtu, sa hyn tetori mua sytë më shohin vetëm kunguj ☺.
Familja ime nuk ndan të njëjtën dashuri me kungullin dimëror, por do të mësohen eventualisht (hihihi unë nuk heq dorë kollaj).
Fatmirësisht për mua, torta me kungull hyn në preferencat e tyre. Kësaj rradhe e solla në versionin me sipërfaqe të karamelizuar, dhe më duhet të them që ishte një miks midis crème Brule dhe tortës me kungull dhe ishte suuuuper.
[lt_recipe name=”Tortë me kungull e karamelizuar” servings=”6-8 persona” prep_time=”15M” cook_time=”1H” total_time=”1H15M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/10/burned-top-pumpkin-pie-1.jpg” ingredients=”Për bazën: (recetë e marrë nga Betty Crocker);• 1 1/3 kupë miell;• 1/3 kupë vaj luledielli;• ¼ kupë ujë I ftohtë;• 1 majë luge çaji kripë;;Për mbushjen:;• 500gr kungull I verdhë;• 1 kanaçe qumësht I avulluar (Noy Noy);• 2 vezë;• ½ kupë sheqer kaf + 2 lugë gjelle për karamelizim;• 1 lugë çaji kanellë;• ¼ lugë çaji xhinxher pluhur;• 1 majë luge çaji karafil I bluar;• 1 majë luge çaji kripë;• Krem qumështi I rrahur për dekorim ;” ]Si fillim ngrohim furrën në 200ºC; Marrim kungullin dhe e ziejmë deri sa të zbutet mirë. E kalojmë në kullesë të imët dhe e shtypim që t’I nxjerrim ujin e tepërt; Ndërkohë që kungulli ftohet, përgatisim petën e bazës; Bashkojmë miellin, kripën e vajin e lulediellit. E trazojme pak me duar dhe pastaj shtojmë ujin e ftohtë nga një lugë gjelle me rradhë. E përziejmë deri sa brumi të lidhet. E mbështjellim me qese dhe e lëmë të pushojë pak; Pasi të kenë kaluar 5-10 minuta, hapim petën e brumit me trashësi 0.5 cm dhe e shtrojmë në tavën e tortës (me diametër rreth 22 cm), e lëmë mënjanë; Marrim vezët dhe I trazojmë mirë me sheqerin kaf deri sa të bëhen shkumë. Shtojmë gjithë përbërësit tjerë dhe e trazojmë sa të bëhet masë homogjene. Mbushjen e hedhim tek tava ku shtruam petën; Me shumë kujdes e fusim tavën në furrë në katin më të poshtëm të furrës. E pjekim për 20 minuta e më pas ulim temperaturën në 180ºC. Vazhdojmë pjekjen edhe për 40 minuta të tjera; Dy minuta para fundit e kalojmë furrën në opsionin grill, spërkasim gjithë sipërfaqen e tortës me sheqerin kaf dhe e lëmë të karamelizohet vetëm për 2 minuta. Nëse furra juaj nuk ka opsionin grill mund të shmagni këtë hap; Pasi torta të jetë ftohur, e dekorojmë me kremin e rrahur dhe pak kanellë;[/lt_recipe]
Leave a Reply