Kur themi petulla, të gjithë ne shqipëtarëve na shkon mendja tek ato petullat e gjysheve tona, me formë të çrregullt. Edhe pse kur vjen puna për të konsumuar brumra, mendoj se të gjithë duam të hamë petullat me të cilat jemi rritur,por njëherë në kaq kohë mund edhe të gatuajmë diçka më komplekse, siç janë doughnuts (donuts).
Doughnuts nuk janë gjë tjetër veçse petulla që bëhen me maja birre, skuqen në vaj (e deri ketu nuk ndryshojnë nga tonat) dhe më pas dekorohen me plot gjëra të shijshme. Unë sot i solla në versionin me çokokrem, por dekorimet janë të pafundme si psh:
- Krem djathi, sheqer pluhur, kanellë
- Salcë karameli, arra dhe mollë të grira
- Çokollatë të bardhë dhe sprinkles
- Mjaltë
- Glasurë sheqeri (sheqer pluhur, vanilje, pak qumësht)
- Etj…
Për të bërë doughnuts ju këshilloj që brumin ta bëni një natë para e t’i skuqni të nesërmen. Unë i përgatita të premten dhe i konsumuam të shtunën.
[lt_recipe name=” Petulla amerikane ose siç i njohim të gjithë doughnuts.” servings=”10-12 doughnuts” prep_time=”7H 15M” cook_time=”10M” total_time=”7H 25M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/09/nutella-doughnuts.jpg” ingredients=”• 425gr miell;• 2 lugë maja birre;• 50 gr sheqer i bardhë;• 2 vezë mesatare ;• 150ml qumësht;• 60gr gjalpë;• 1 lugë çaji kripë;• 2 lugë gjelle çokokrem për dekorim;• Vaj luledielli për skuqje;” ]Si fillim ngrohim qumështin me gjalpin dhe 2 lugë gjelle nga masa e sheqerit. Pasi gjalpi të jetë tretur, e heqim qumështin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet sa ta durojë gishti; Spërkasim në të majanë e birrës dhe e lëmë sa të bëhet shkumë (5 min); Shtojmë vezët e rrahura lehtë dhe e përziejmë me qumështin; Në një enë të madhe ( ose në enën e mikserit) hedhim miellin, kripën dhe sheqerin e mbetur. Shtojmë të lëngëtat dhe e punojmë brumin me duar ose mikser për 10 minuta (me orë në dorë). Mos u tundoni nga dëshira për të shtuar miell nëse brumi ju duket i qullët, pasi duke u punuar formohet gluteni dhe brumi bëhet elastik; Vendoseni brumin në një enë qelqi, mbulojeni me qese transparente dhe vereni ne frigorifer për gjithë natën; Të nesërmen, nxirni tasin dhe lereni ne temperaturë ambjenti për 30 minuta. Më pas hapeni në një petë me trashësi 2 cm dhe priteni ne forma doughnuts (unë përdora një gotë me grykë të gjërë dhe një gotë rakie për vrimën e mesit); Lerini doughnuts të fryhen për 30 minuta (unë i vura në një tepsi me letër kuzhine dhe i futa në furrë).; Ngrohni vajin dhe më pas skuqni doughnuts dy e nga dy pasi piqen shumë shpejt. Më pas dekorojini me çokokrem. Deri ditën tjetër, petullat e ruajnë freskinë dhe butësinë e tyre (por këtë e dyshoj që mund t’ju rezistojnë aq gjatë ☺)[/lt_recipe]
Leave a Reply