Tamales nuk janë shumë popullore në Shqipëri, ose ta them më mirë, nuk I njeh njeri. Nuk janë fare të vështira për t’u bërë, por si puna e japrakëve, kanë nevojë për mbështjellje një e nga një. Disa muaj më parë ju kam treguar se si të thani vetë lëkurat e misrit të cilat janë të domosdoshme për këtë recetë. Mjafton të klikoni këtu dhe do ta rikujtoni.
Për t’u rikthyer tek receta jonë, do ju nevojitet miell misri (unë përdora atë të verdhin por edhe I bardhi jep rezultat të mirë). Gjithashtu mund të zgjidhni të përdorni vaj ulliri, por unë iu përmbajta recetës origjinale meksikane e cila përdor dhjamë (recetën sërisht e gjeni këtu)
E kam shprehur në disa postime që unë përdor slow-cooker për të gatuar mishin për kohë të gjata e në temperatura të ulëta në mënyrë që ai të bëhet fije-fije si në figurë. Megjithatë ju mund të përdorni ose furrën, ose këto tenxheret që kanë dalë në treg me shumë funksione, zgjedhja është e juaja.
[lt_recipe name=”Si të bëjmë tamales në shtëpi” servings=”18 tamales” prep_time=”20M” cook_time=”5H” total_time=”5H 20M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/09/tamales-3.jpg” ingredients=”Për brumin:;•18 lëkura misri të thara ;• 4 kupa miell misri;• 320ml ujë;• 3 lugë gjelle dhjamë;• 1 lugë çaji kripë;;;Për mbushjen:;• 400 gr mish viçi nga pjesa e barkut;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 lugë gjelle pluhur qepe;• 1 lugë çaji hudhër pluhur;• 1 lugë çaji rigon;• 1 lugë çaji kripë;• 2 speca chipotle (opsionale);• 1 lugë gjelle miell;” ]Fillimisht zhysim lëkurat e thara të misrit në një enë qelqi me ujë të nxehtë. Sipër I vendosim një peshë që t’I mbajë ato nën ujë; Përgatisim mishin. E lyejmë mirë me erëzat, vajin e ullirit dhe e fusim në slow-cooker për 5 orë në temperaturë të ulët; Pasi të jetë zbutur mirë, heqim dhjamin dhe e bëjmë mishin fije-fije. Skuqim në pak vaj ulliri miellin e më pas shtojmë në të lëngun e lëshuar nga mishi dhe trashim salcën. Gjysmën e saj ia hedhim sipër mishit të bërë fije-fije dhe e trazojmë mirë; Marrim miellin e misrit dhe e hedhim në një enë qelqi të madhe. Shtojmë në të dhjamin, kripën dhe e punojmë pak me duar në mënyrë që nga nxehtësia e duarve dhjami të shkrijë. Shtojmë ujin dhe e punojmë mirë deri sa të mblidhet masa si në figurë; Marrim një fletë misri dhe e vendosim në tavolinën e punës. Marrim një topth brumë (sa një mandarinë) dhe e hapim mirë më duar mbi lëkurën e misrit (si në foto). Shtojmë në mes një lugë gjelle mish dhe e palosim lëkurën si në foto. E lidhim me spango dhe e vendosim në një enë me vrima pasi do gatuhen në avull; Përsërisim këtë hap me të gjithë lëkurat e mbetura.Mbushim pak ujë në tenxhere, vendosim sipër saj enën e avullit dhe I gatuajme me kapak të mbyllur për 20 minuta; Për t’I servirur, I heqim mbështjellësen me kujdes dhe i shoqërojmë me salcë sriracha, pico de gallo dhe krem të athët qumështi.[/lt_recipe]
Leave a Reply