Siç mund ta keni vënë re, kisha ca kohë pa postuar asnjë recetë dhe kjo për arsyen e vetme se isha dy javë pushim.
Jo më kot vendosa të bëj pushim edhe nga blogu, pasi kisha nevojë në rradhë të parë të shplodhesha e më pas të krijoja disa receta te reja për t’i ndarë me ju.
Vetë dita e kthimit nga pushimet është e zymtë në vetvete se të kujton që pushimet mbaruan, vera po kalon dhe ti duhet t’i kthehesh sërisht zyrës. Kështu që me t’u kthyer në shtëpi vendosa të ëmbëlsoj familjen me këto tarta të mbushura me krem limoni.
Dhe jo, nuk është ashtu siç mendoni ju, kremi i limonit nuk del dhe aq i thartë sa mund t’u ketë shkuar juve në mendje. Ndiqni recetën më poshtë dhe nëse nuk më besoni gatuajeni e më thoni ☺.
[lt_recipe name=”Tarta me limon dhe fara çia” servings=”4 tarta të vogla” prep_time=”40M” cook_time=”40M” total_time=”1H20M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/09/tarta-me-limon-7.jpg” ingredients=”Për brumin:;• 180gr miell;• 60gr sheqer;• 120gr gjalpë i ftohtë;• 1 kokërr vezë;• 1 lugë çaji kripë;Për kremin e limonit:;• 2 të verdha vezësh;• ¼ kupë lëng limoni (gati 2 kokrra limon);• 1 ½ kupë sheqer;• 80gr gjalpë i ftohtë;• 2 lugë gjelle fara çia;” ]Fillimisht përgatisim brumin e tartës (i cili mund të përgatitet edhe disa ditë më parë por me kusht që të ruhet në frigorifer); Fusim në mikser miellin, kripën, sheqerin dhe ndezim mikserin për disa sekonda; Shtojmë gjalpin e ftohtë të prerë në kuba dhe vezën, e më pas ndezim mikserin për disa sekonda deri sa brumi të lidhet disi bashkë por jo të bëhet topth i fortë; E heqim nga mikseri dhe e vendosim në një qese transparente, i japim formë disku me duar dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta; Ndërkohë vijojmë me kremin e limonit. Në një tenxhere të vogël hedhim gjithë përbërësit e mbushjes (përveç gjalpit dhe farave çia). E vendosim enën në banjomari dhe e gatuajmë deri sa salca të trashet. Pasi masa të jetë trashur, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin. E trazojmë mirë deri sa i tërë gjalpi të jetë bashkuar mirë me masën. Unë do këshilloja ta përgatisnit salcën 1 ditë para dhe ta ruanit në frigorifer dhe në një enë të mbyllur fort; Pasi kremin ta kemi gati, heqim brumin nga frigoriferi e me pas nga mbështjellësja dhe e hapim me okllai; Ngrohim furrën në 220 ºC. Presim brumin në forma rrethore sa diametri i tavave të vogla të tartave dhe më pas i shtrojmë petat e brumit në secilën tavë. Sipër tyre, shtrojmë pak letër pjekjeje dhe i hedhim brenda fasule (nga ato të vjetrat që mezi zihen ☺) si në foto; I pjekim tavat në furrën e parangrohur per gati 20 minuta, më pas heqim fasulet dhe letrat e pjekjes dhe i pjekim tartat edhe per 20 minuta të tjera ose deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë; Pasi t’i kemi pjekur i heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen mirë; Për t’i përfunduar, mbushim secilën tartë me kremin e limonit, spërkasim mbi secilën disa fara çia dhe i dekorojmë sipas dëshirës me fruta të tjera.[/lt_recipe]
Leave a Reply