Kjo është një ndër recetat më të shijshme që kam kombinuar ndonjëherë.
Jua kam thënë deri në bezdisje se sa qejf I kam unë frutat e thata. I kam bërë në versione të ëmbla që mund ti gjeni këtu dhe këtu, në bukë që e keni këtu dhe sot po jua servir në versionin e kripur.
Sipas tim shoqi, kjo është ndër recetat që fotografia nuk e përcjell shijen ashtu siç duhet, apo thënë fiks me fjalët e tij, në pamje nuk duken gjë ama qenka të mrekullueshme në shije ☺
Ndaj, edhe pse mund të mos ngjajnë aq tërheqëse në sy, unë ju ftoj t’I provoni ti gatuani dhe nëse e bëni ma çoni një foto.
[lt_recipe name=”Qofte të mbushura me kumbulla të thata e bajame” servings=”12-13 qofte” prep_time=”10M” cook_time=”15M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/07/qofte-te-mbushura-me-kumbull-dhe-bajame.-3.jpg” ingredients=”Për qoftet:;• 500gr mish I grirë viçi (akoma më mirë me qingj);• 1 vezë;• 1 lugë çaji kripë;• 2 lugë gjelle pekmez shege;• 1 lugë çaji piper të zi;• 1 tufë majdanoz e grirë;• 12-13 bajame të plota unë përdora të firmës Palma;• 12-13 kumbulla të thata pa bërthamë unë përdora të firmës Palma;• Galetë (nëse nevojitet);• Vaj për skuqje;Për veshjen e qofteve:;• 1 vezë e rrahur me pak ujë;• 3 lugë gjelle miell;• 200 gr peksimadhe (galetë);” ]Në fillim përgatisim brumin e qofteve duke përzier së bashku mishin e grirë me vezën, kripën, pekmezin, erëzat e majdanozin. Nëse brumi del I ujshëm lidheni me pak galetë. Ndani brumin ne 12-13 toptha; Në secilën kumbull fusni nga një bajame dhe mundohuni ta mbyllni mirë. Mërrni një topth qofte, hapeni si petë në pëllëmbën e dorës, vendosni kumbullën e mbushur me bajame dhe mbështilleni me mishin e grirë që kumbulla të mbulohet tërësisht; Kalojeni qoften e mbushur në miell, më pas në vezën e rrahur dhe në fund në galetë; Përsërisni këtë proces deri sa të mbarojnë gjithë qoftet; Skuqni qoftet në vaj të nxehtë deri sa të marrin ngjyrë të artë dhe më pas servirini duke I shoqëruar me një sallatë të mirë.[/lt_recipe]
Leave a Reply