Këtë muaj po mundohem që të caktoj një buxhet javor për ushqimet që nuk duhet të tejkalojë shumën 10,000Lek. Si gjithmonë bëra inventarin e produkteve që kisha në shtëpi për të evituar blerjet e kota, më pas dola në pazar për të marrë dhe ato që më duheshin.
Dje edhe pse isha pak pa qejf duhet të dilja për të blerë pazaret e javës në vijim.Këtë javë me familjen kemi vendosur që darkave të hamë lehtshëm, që do të thotë kryesisht sallata.
Për këtë arsye këtë javë jam përqëndruar me blerjet tek zarzavatet.
Shuma e shpenzuar? Rreth 7,095 lek ku më duhet të blej ende edhe disa perime të tjera. Them se këtë javë do jemi shumë mirë me buxhetin ☺.
Me pak fjalë mora:
-
- 1 Avokado
- Sallatë iceberg (2 copë)
- Radikio (3 copë)
- Domate (2 kg)
- Kastraveca (2 kg)
- Xhinxher
- Patate (4 kg)
- Karrota dhe selino të grira (1 kavanoz turshi)
- Speca të kuq (1/2 kg)
- Qepë të njoma (5 tufa)
- Kaçkavall dele (1/2 kg)
- Peshk ( ky ma rëndoi pak buxhetin pasi më kushtoi 3,300 lek ☺) rreth 1.5kg
- Vezë 15 kokrra ( epo pulat përtuan këtë javë të bëjnë vezë ☺)
- Pitë arabe të mëdha (1 pako)
- Qumësht (1 litër)
- Djathë të butë dhie (1 kuti 150gr)
- Pançetë (225gr)
- Suxhuk Kosove (150gr)
- 2 kanaçe ton
- 1 kg plëndës viçi
- 1 kg patëllxhanë
- 1/2 kg gjizë
- 1/2 kg fileto pule
- 1 pako misër të ngrirë
- 1 pako bizele të ngrira
Çfarë kisha gjëndje dhe që do më duhen për këtë javë janë:
- Fasule të kuqe (2 kanaçe të vogla)
- Djathë të bardhë
- Vaj luledielli
- Vaj ulliri
- 1 pako 200gr me mish të ngrirë
- Fara chia (në dyqan I gjeni në format 250gr me 250lek)
- Miell misri
- Spec të kuq të pjekur në kavanoz
- Tërshërë petë
- Mustardë, ketchup
- Sheqer
- Speca jeshilë
- Salcë domate (këto ishin nga blerjet e javës që shkoi)
- 1 kanaçe ton
- Selino, sallatë rukola
- Biftek viçi
- Kocka viçi
- Një copëz tul gici ( rreth 350gr)
- Kanaçe fasule jeshile
Ja dhe planifikimi-i-vakteve-java-2 që ne do të përdorim për këtë javë.
Ju uroj një të diel të mbarë.
Leave a Reply