Për herë të parë e kam bërë këtë pjatë kur bleva tenxheren Slow-cooker. Ishte një recetë që e gjeta në internet por që e përshtata sipas përbërësve që gjenden në Shqipëri.
Kjo supë kërkon salcë enchilada të cilën e kam përshtatur nga blogu i Gimme some oven, domate dhe speca të pjekur në prush. Tani do thoni, ou ç’ja paske ngenë ti, të ndezim zgarën ne për dy domate e speca??! Epo, sigurisht që jo, nuk e pres këtë gjë nga ju, biles as nga vetja ime nuk e pres.
Unë përdora flakën e sobës me gas për t’i pjekur. Ngula një thikë të gjatë tek kërcelli i domateve dhe specit dhe duke i rrotulluar mbi flakën e gazit i poqa. Më kërkoi rreth 7 minuta kohë.
Mund t’a përgatisni këtë supë dy deri në tre ditë në avancë dhe ta mbani ose në frigorifer, ose në ngrirje nëse do e ruani për më gjatë.
Unë e gatova të dielën dhe e vendosa në frigorifer, për ta servirur sipas planit tim ditën e enjte në drekë.
Recipe not found
Leave a Reply