Japrakë, gatimi i preferuar i Shqipëtarëve

Në ka një gjë që të gjithë ne shqiptarët biem dakort është që japrakët me gjethe rrushi janë gjëja me e shijshme në botë, apo jo ? Sa fillojnë të dalin gjethet e para në treg plasin edhe fotot në rrjete sociale kush e kush I ka bërë më të mira (unë thellë-thellë besoj se kjo është për t’I futur nepsin njëri-tjetrit).

Secili ka metodën e vet të të bërit të japrakëve, kush me më shumë jëshillëqe sesa oriz, apo kush me mish e kush me erëza, kush I bën rrumbullake e kush cilindrike etj…

Unë po ndaj me ju mënyrën se si janë bërë gjithmonë japrakët në shtëpinë tonë.

[lt_recipe name=”Japrakë, gatimi i preferuar i Shqipëtarëve” servings=”35-40 japrakë” prep_time=”30M” cook_time=”15M” total_time=”45M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/japrak-1.jpg” ingredients=”• 35-40 gjethe rrushi;• 3 tufa pazi (të lara dhe të copëtuara);• 3 tufa lëpjetë (të lara dhe të copëtuara);• 3 tufa labot (të lara dhe të copëtuara);• 3 qepë të njoma;• 3 hudhra të njoma;• 1 tufë mente;• 1 tufë kopër;• 1 filxhan kafeje oriz kokërr vogël;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 gotë kos;• ½ gotë nga uji I gjetheve;• 2 lugë çaji kripë;” ]Pastroni gjethet e rrushit duke prerë plotësisht bishtat e gjetheve; Lajini me ujë të rrjedhshëm dhe sistemojini të gjitha në një tepsi alumini/inoksi. Mbusheni tepsinë me ujë të nxehtë dhe vendosni një pjatë të sheshtë sipër gjetheve që të mbulohen të gjitha me ujë; Vereni tepsinë në zjarr mesatar dhe ziejini gjethet për rreth 15 minuta;Ndërkohë vijoni me mbushjen. Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe skuqni në të qepët dhe hudhrat e njoma të prera në rrathë. Trazojini vazhdimisht sa të jenë zbutur disi; Shtoni të gjitha jeshillëqet e tjera me rradhë, mos u shqetësoni nëse tenxherja mbushet plot, jeshillëqet do nxjerrin ujin e tyre dhe do ulen në volum. Trazojini vazhdimisht dhe kur volume I jeshillëqeve në tënxhere të jetë ulur, shtoni koprën, menten, orizin dhe kripën. Vazhdoni trazimin deri sa orizi të jetë gjysëm I gatuar dhe masa të jetë thuajse e njëtrajtshme; Fikeni zjarrin dhe lëreni mbushjen të ftohet paksa, po kështu edhe gjethet e rrushit; Merrni një tenxhere tjetër ku do të zieni japrakët, vendosni në të një pjatë të sheshtë të kthyer përmbys ( këtë teknikë ma ka mesuar një shoqja ime dhe është fantastike se nuk rrezikoni të digjni japrakët); Merrni një gjethe rrushi dhe vendoseni në tavolinën e punës. Hidhni një lugë çaji plot në mes dhe palosni anën afër jush, pastaj anësoret dhe më pas rrotullojeni japrakun që të marrë formë cilindrike. Japrakun e mbështjellë vendoseni në tepsinë ku keni vënë pjatën përmbys. Përsërisni proçesin deri sa t’ju mbarojnë gjethet ose mbushja; Merrni kosin dhe trazojeni me ujin nga zierja e japrakëve. Më pas hidheni mbi japrakët, vendosni sërisht një pjatë të seshtë mbi japrakët dhe mbylleni tenxheren me kapak. Verini të ziejnë në zjarr të ulët deri sa ta kenë pirë gjithë lëngun, afërsisht 10-12 minuta; Për t’I servirur, transferojini japrakët në pjatën e servirjes dhe shoqërojini me kos.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading