Njoki me kungulleshka dhe karkalec

Shumë vite shkuar kam provuar në një restorant njoki me kungulleshka dhe karkalec. Na pëlqeu aq shumë sa duhet ta tentoja ta bëja në shtëpi me patjetër. Duke mos patur recetën (dhe në atë kohë nuk ishte kaq I përhapur interneti që të mund ta kërkoja) dështova disa herë deri sa me kalimin e kohës ia mora dorën. Nuk munda dot kurrë ta bëj si ajo e restorantit,por them se deri diku ia kam arritur.

Kjo është një ndër ato receta që përgatitet aq kollaj sa mjafton vetëm të gjeni një grusht karkalec të freskët dhe ta llastoni veten tuaj me një pjatë kaq fantastike.

[lt_recipe name=”Njoki me kungulleshka dhe karkalec” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”25M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/njoki-me-kungulleshka-dhe-karkalec-2.jpg” ingredients=”• 250gr njoki patatesh;• 250gr karkalec I vogël I paqëruar (lëvozhgat do na nevojiten për lëngun e salcës);• 1 kungulleshkë;• 2 lugë gjelle krem qumështi;• 200ml verë të bardhë;• 200 ml ujë;• majdanoz I grirë;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 2 thelpinj hudhër;• Piper të zi;• Kripë sipas dëshirës;;” ]Si fillim qërojmë karkalecin dhe lëvozhgat I vendosim në një tas; Vendosim në një tigan të madh 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe një thelpi hudhër të shtypur. Sapo hudhra të lëshojë aromën e saj shtojmë lëvozhgat e karkalecit. E trazojmë me lugë druri disa herë dhe shtojmë verën e bardhë dhe sapo të ketë avulluar gjysma shtojmë ujin. E lëmë lëngun të vlojë në zjarr të ulët deri sa të përgjysmohet masa;Ndërkohë që lëngu vlon, presim kungulleshkën në gjysëm për së gjati dhe më pas secilën e tyre në formë gjysëm hëne; Vëmë në zjarr një tenxhere të madhe me ujë për të zier njokit; Kullojmë lëngun e karkalecave mbi një sitë të imët duke I shtypur me lugë që të nxjerrim në maksimum lëngun. Shpëlajmë pak tiganin dhe e rivëmë në zjarr duke shtuar vajin e mbetur të ullirit dhe hudhrat e grira. Shtojmë më rradhë karkalecat, kungulleshkat dhe I trazojmë me kujdes. Pastaj shtojmë lëngun e karkalecave dhe e rregullojmë me kripë. I lëmë të vlojnë deri sa të gatuhen karkalecat; Ndërkohë në ujin që ka vluar tashmë shtojmë njokit dhe I ziejmë sipas kohës të përcaktuar në paketim; Paralelisht, në tiganin ku janë karkalecat shtojmë kremin e qumështit dhe pak piper të zi. Pasi njokit të jenë ngritur në sipërfaqen e ujit merrini me një lugë me vrima dhe hidhini në tiganin e salcës. Fikni zjarrin dhe trazojini njokit që të bashkohen me salcën; Për t’I servirur, I ndajmë në katër pjata servirjeje, I spërkasim me majdanozin e grirë dhe pak piper të zi dhe I shoqërojmë më një gotë verë të bardhë.[/lt_recipe]

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading