Mëngjeset tona janë shumë me nxitim. Nëse nuk kam përgatitur një plan që një natë më parë se çfarë do i përgatis familjes për mëngjes me shumë gjasa përfundojmë të dalim pa ngrënë gjë.
Një mëngjes tipik në familjen tonë është:
- Zgjimi në orën 06:20, në fakt në këtë orë bie alarmi dhe pak a shumë rreth orës 06:40 jemi ngritur të gjithë ( edhe pse unë u them që ora ka shkuar 07:00 dhe jemi vonë, haha)
- Deri në orën 07:00 të gjithë kemi kryer ritualet e mëngjesit.
- Brenda orës 07:20 duhet të kemi përfunduar mëngjesin
- Dhe në fund, nëse nuk dalim nga shtëpia në orën 07:30 rrezikojmë të gjithë seriozisht të arrijmë vonë për punë dhe shkollë
Unë ngrihem më herët nga të gjithë dhe kjo është e kuptueshme. Për mua vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm dhe dua me patjetër që familja ime të mos dalë nga shtëpia pa e konsumuar vaktin. Tani, nuk e mohoj që ka ditë që dalim pa ngrënë gjë pasi o jemi zgjuar vonë, o nuk kam patur asnjë ide se çfarë të sajoj për mëngjes o shkurt fare, thjesht ka qëlluar që të mos kem asgjë në shtëpi për të përgatitur mengjesin (si psh qumësht, apo vezë etj…)
Kini parasysh këshillat e mëposhtme që për të qënë të përgatitur çdo ditë:
· Rregulloni tavolinën!
Çdo natë përpara se të flini, rregulloni tavolinën duke sistemuar pjatat, gotat, pirunjtë etj… Pra gjithë servisin e nevojshëm për mëngjes. Nuk e keni idenë se sa kohë ju kursen.
· Pancakes (petulla tigani) & Waffles
Përgatisni brumin që një natë më parë dhe vendoseni në frigorifer. Të nesërmen, sapo të hapni sytë nxirrni brumin nga frigoriferi që të vijë në temperaturë ambjenti. Piqeni ne tigan të sheshtë (nëse do bëni pancakes) ose në tostin për waffles (nëse do gatuani waffles)
· Tërshërë me fruta
Tërshëra është një nga ato mëngjese që është më mirë të përgatiten një natë më parë. Hidhini gjithë përbërësit në një kavanoz/tas dhe ruajeni në frigorifer deri në mëngjes.
· Panine frigoriferi me omeletë
Përgatisni brumin që të dielën paradite. Vendoseni në një enë qelqi të madhe dhe vendoseni në frigorifer ta keni për gjithë javën. Kur do të gatuani bukët, vendoseni tavën me bukë që në fillim në furrë. Gjatë ngrohjes, furra do ngrohë gradualisht edhe paninet dhe më pas do piqen mrekullisht.
E meqë tani thuajse ka ardhur vera dhe na pëlqen më shumë ta kalojmë kohën jashtë, më kap paniku kur mblidhemi në shtëpi se nuk di se çdo përgatis për ditën tjetër. Kështu që një fundjavë u frymëzova dhe fillova të bëj një plan të mirëfilltë për mëngjeset, drekat dhe darkat gjatë stinës së Pranverë-Verë 2018 ☺☺. Dhe ja ku po e hap sezonin me shtatë ide për mëngjeset:
[lt_recipe name=”Petulla tigani (Pancakes)” servings=”2 Persona” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete është 100Lek për 2 persona” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/pancake-4.jpg” ingredients=”• 1 filxhan kafe qumësht;• 1 vezë;• ½ filxhan kafe vaj luledielli;• 1 lugë gjelle sheqer kaf;• ½ lugë çaji sodë buke;• 3 lugë gjelle (me majë) miell;• Vanilje;• Çokokrem ose ½ banana ose fruta pylli, pak mjaltë;” ]Në një tas hidhni qumështin, vajin, vezën, vaniljen, sheqerin dhe rrihini me pirun sa të bashkohen;Sipër tasit sitni së bashku miellin dhe sodën dhe trazojeni me pirun sa të laget mielli, por jo ta trazoni shumë pasi nuk do ju fryhen petullat;Lereni brumin të qetësohet për 5 minuta, kohë e mjaftueshmë që tigani I sheshtë të ngrohet dhe ju të copëtoni frutat;Merrni një lugë gjelle nga brumi dhe hidheni mbi tigan duke I dhënë një formë disku petullave;Sapo të formohen bulëza, kthejini petullat nga ana tjetër dhe lerini për 1 minutë që të piqen. Zjarri duhet të jetë mesatar pasi në të kundërt rrezikoni t’ju digjen;Hiqini petullat e pjekura dhe vendosini mbi pjatat e servirjes. Përfundoni edhe me brumin e mbetur;Mbi petullat e ngrohta shtoni frutat ose çokokremin dhe servirini me një gotë qumësht të ftohtë.;;[/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Waffles” servings=”4 Persona” prep_time=”10M” cook_time=”20M” total_time=”30M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete është 250 Lek për 4 persona. Mund t’i përgatisni edhe një natë më parë dhe në mëngjes ti ringrohni” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/waffle5.jpg” ingredients=”• 3 të bardha vezësh të rrahura fort;• 3 të verdha vezësh;• 1 ½ kupë qumësht;• 2 kupa miell;• 1 lugë gjelle pluhur pjekës;• 1 lugë çaji vanilje;• ½ kupë sheqer;• 120 gr gjalpë I shkrirë;• 3 lugë gjelle mjaltë;• luleshtrydhe;” ]Ngrohim tostin specific për waffles (nëse nuk e keni mund ti bëni kekë tigani duke e pjekur brumin si petulla në një tigan të sheshtë);Në një tas bashkojmë miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, vaniljen. Në një tas tjetër rrahim qumështin, vezën, gjalpin e tretur dhe më pas ia shtojmë të thatave;I trazojmë mirë me pirun. Tani duhet të bashkojmë me kujdes të bardhat e vezëve me brumin;Me ndihmën e një spatule silikoni hedhim të bardhat e vezëve mbi brumin dhe e trazojmë me kujdes që të bardhat të mos ulin volumin. Këto do I bëjnë waffles kërce gjatë pjekjes;Hedhim nga ¼ kupë nga brumi mbi tost dhe I lëmë të piqen për 8 minuta;Përsërisni këtë proçes deri në mbarim të brumit, ose mbështilleni tasin me qese transparente dhe ruajeni brumin në frigorifer për të nesërmen;[/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Kos me tërshërë dhe fara” servings=”2 Persona” prep_time=”5M” total_time=”5M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete është 120Lek për 2 persona” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/kos-me-tershere-5.jpg” ingredients=”• 2 kupa kos;• 1 lugë gjelle boronica ( të ngrira ose të thara);• ½ kupa tërshërë e shtypur (jo e bluar);• 1 lugë gjelle fara lini;• ½ lugë gjelle fara Çia ;• 1 luge gjelle mana goxhi (goji);” ]Një natë më parë hidhni në një mikser ½ lugë gjelle boronica dhe kosin. Bluajini mirë sa kosi të marrë ngjyrë vjollcë;Hidheni në një tas dhe shtoni tërshërën, farat e linit dhe të çias, manat goxhi, boronicën e mbetur dhe trazojeni mirë; Mbulojeni tasin me qese transparente dhe ruajeni në frigorifer. Të nesërmen, ndajeni në dy tasa më të vegjel dhe shijojeni. [/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Vezë të skuqura dhe panine frigoriferi” servings=”2 Persona” prep_time=”15M” cook_time=”25M” total_time=”40M” difficulty=”Mesatare” summary=”Te dielën në darkë përgatisni brumin e panineve të cilin do ta ruani në frigorifer. Ky brumë duron shumë mirë gjithë javën. Këtë recetë e kam marrë nga Ree Drummond, The Pioneer Woman të cilën e adhuroj. Kostoja e kësaj recete është 100Lek për 2 persona.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/scrambled-eggs.jpg” ingredients=”Për paninet e frigoriferit (kjo sasi brumi bën 24 copë:;• 4 kupa miell qe fryhet vetë;• 2 ½ lugë çaji maja birre;• 250ml ujë të ngrohtë;• ¼ kupë sheqer,;• 180gr gjalpë të tretur;• 1 paketë pluhur pjekës;• 1 vezë;• 3 kupa qumësht;• 1 lugë çaji kripë;Për mëngjes:;• 4 vezë;• 1 lugë çaji gjalpë;• 1 kastravec;• Pak djathë të bardhë;• 1 panine frigoriferi;” ]Hidhni majanë e birrës në tasin me ujë të vakët dhe lereni mënjanë për 5 minuta;Në një tas të madh trazoni sheqerin, me gjalpin e tretur. Shtoni vezën e më pas qumështin. Sapo të jenë bashkuar mirë, hidhni edhe ujin me maja birre. Duke trazuar me ngadalë shtoni nga një kupë miell të perzier me pluhurin pjekës. Shtoni kripën dhe kupën e fundit të miellit dhe pastaj brumin transferojeni në një enë të madhe qelqi të cilën do e mbani në frigorifer; Kur të dëshironi panine të ngrohta, merrni një tavë për minikek, lyejini mirë me vaj ose gjalpë dhe shtoni 1 lugë gjelle nga brumi; Ngrohni furrën në 180 gradë Celsius dhe piqini paninet për 20-25 minuta sa të marrin ngjyrë të artë; Këtë gjë mund ta bëni një natë më parë dhe për mëngjes do tëkeni panine të shkëlqyera për t’I shoqëruar me vezë. Marrim 4 kokrra vezë, I hedhim në një tas dhe I rrahim lehtë. Ngrohim një tigan dhe hedhim pak gjalpë. Skuqim vezët dhe I servirim me pak djathë, kastravec dhe një panine frigoriferi.[/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Kupa tërshëre me gjalpë kikiriku dhe fruta” servings=”6 kupa mesatare” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Këtë recetë përgatiteni në fundjavë që ta keni gati për mëngjeset gjatë javës.Kostoja e kësaj recete është 120Lek për 2 persona.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/peanut-butter-cups1.jpg” ingredients=”• 1 banane e shtypur;• 1 kupë tërshërë petë;• 1 lugë çaji kanellë;• ½ lugë çaji pluhur pjekës;• 6 lugë çaji gjalpë kikiriku;• 2 luleshtrydhe;• 2 lugë çaji çokollatë;” ]Ngrohim furrën në 180˚C; Në një tas hedhim bananen e shtypur, kanellën, pluhurin pjekës dhe I trazojmë mirë me pirun; Lyejmë me pak vaj 6 gropëzat e një tave për minikekë dhe e ndajmë brumin në mënyrë të barabartë. Me ndihmën e duarve I japim forma kupe duke e hapur mirë mesin; I pjekim për gati 30 minuta deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë. I heqim nga tava dhe hedhim nga një lugë çaji gjalpë kikiriku në secilën; Ndajmë luleshtrydhet në feta dhe I sistemojmë sipër 3 kupave dërsa në tre të tjerat I hedhim copëza çokollate. Kupat durojnë mirë për tre-katër ditë; Nëse nuk ju pëlqen gjalpi i kikirikut, përdorni kos me pak mjaltë.[/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Role me pite misri, proshutë dhe djathë” servings=”2 Role” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete është 150Lek për 2 persona.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/ham-wrap.jpg” ingredients=”• 2 pite misri;• 2 lugë gjelle majonezë;• 4 feta proshutë ;• 4 feta djathë emmental (ose guda);• 4 feta sallatë jeshile;• domate qershi;• 1 karrotë ne feta e marinuar ne kripë e limon;• 1 kokërr portokall;” ]Marrim pitet dhe I ngrohim 2 minuta në mikrovalë. I lyejmë të dyja me majonezë dhe mbi secilën vendosim me rradhë fetat e djathit (nga dy për çdo pite), fetat e proshutës (nga dy për çdo pite), sallatën jeshile (nga dy për çdo pite); I bëjmë role me kujdes dhe I ndajmë në gjysëm; I mbështjellim me qese transparente në mënyrë që roletë të mos hapen; I sistemojmë në frigorifer që t’i kemi gati për mëngjesin tjetër.[/lt_recipe]
[lt_recipe name=”Role me gjalpë kikiriku dhe banane” servings=”2 Persona” prep_time=”5M” total_time=”5M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Kostoja e kësaj recete ështe 100Lek për 2 persona” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/09/peanut-butter-rolls.jpg” ingredients=”• 2 pite tortija;• 2 banane;• 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku” ]Lyejmë 2 pitet e tortijave me gjalpë kikiriku. Vesnodim në secilen nga një banane në mes dhe I bëjmë role; I rrotullojmë dhe më pasi presim në feta; Mund ta bëni këtë proces edhe një natë më parë dhe ti mbani në frigorifer; Në mëngjes shoqërojini më një smoothie (qumësht, luleshtrydhe, kos, 1 kupë akull) ose thjesht më një gotë qumësht.[/lt_recipe]
Leave a Reply