Ky lloj byreku është një ndër më të shijshmit sipas mendimit tim. Secila shtëpi ka versionin e saj por unë sot me ju po ndaj versionin e gjyshes së tim shoqi e cila në kohën kur ma mësoi, ma shpjegoi me hapa të detajuara se si duhet ta përgatisja.
Edhe sot, pas 18 vitesh, unë e bëj po njësoj dhe fatmirësisht më del fiks siç I dilte edhe asaj ☺.
Ne fakt vështirësia qëndron tek bërja e petëve të pjekura , por meqë sot gjenden shumë kollaj në treg dhe me një çmim të arsyeshëm, nuk ia vlen mundimi t’I përgatisësh vetë. Njëherë e tentova me peta bakllavaje të cilat I poqa dy e nga dy në furrë të ngrohur (200º) dhe mund të them se nuk doli dhe aq keq.
Ndiqni më poshtë recetën e byrekut sipas gjyshes.
[lt_recipe name=”Byrek me qumësht sipas gjyshes” servings=”4-6 persona” prep_time=”15M” cook_time=”25M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/03/byrek-me-qumesht-4.jpg” ingredients=”• 1 pako me peta të pjekura;• 750 ml qumësht;• 200gr gjalpë;• 5 kokrra vezë;• Kripë sipas dëshirës;” ]Ngrohim furrën në 250ºC; Në një tenxhere të vogël tresim gjalpin deri sa të fillojë të marrë pak ngjyrë e të lëshojë aromë të mirë; Në një enë qelqi hedhim vezët, I rrahim disi dhe shtojmë qumështin e kripën; Në një tepsi të madhe rrumbullake spërkasim pak gjalpë dhe e lyejmë mirë tepsinë në mënyrë që petat të mos ngjisin; Petën e parë mundohemi të mos e copëtojmë dhe e shtrojmë në tavë. E spërkasim me gjalpë. Marrim një petë tjetër, e copëtojmë me dorë në copëza të vogla, e I hedhim sipër petës së parë duke u munduar t’I shpërndajmë në mënyrë uniforme. Marrim një garuzhde nga përzierja qumësht-vezë dhe lagim petat mirë nga të gjitha anët. Spërkasim me gjalpin e tretur; Përsërisim këtë proces çdo dy petë. Kini parasysh që të gjitha petat duhet te thërrmohen me duar para se ti shtroni;Kur të keni shtruar gjysmat e petëve, kulloni qumështin nga tepsia në enën ku keni përzierjen qumësht-vezë. Proçesi I kullimit bën që petat të lagen mirë herë pas here dhe duhet bërë vazhdimisht, deri sa kur të përfundoni me shtresën e fundit, petat do ta kenë pirë mirë qumështin dhe nuk do ketë më se ç’të kullohet; Kur të jenë shtruar të gjitha petat, me majat e gishtave (përdorni të 10 gishtat) shtypni sipërfaqen e byrekut, deri sa ta ndjeni me duar që janë lagur të gjitha. Në fund do vëreni që byreku e ka sipërfaqen me gropëza (ashtu duhet), spërkatni për herë të fundit me gjalpë dhe piqeni byrekun për gati 20-25 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë kafë të çelët; Shijojeni byrekun sa është ende I ngrohtë.[/lt_recipe]
Leave a Reply