Biskota me copëza çokollate dhe kafe ekspres

Si për ditë të shtune, vendosa të përgatis disa biskota me copëza çokollate dhe kafe ekspres pluhur.E meqënëse më në fund kapa pak dritë buzë dritares, vendosa ta regjistroj ne video në mënyrë që hapat të kuptohen më lehtë.

Mund të bëni ndryshimë në këtë recetë sa të dëshironi, psh, mund të shtoni arra ( unë do ta kisha bërë nëse do të kisha patur në shtëpi kuptohet☺), ose fruta të thata si psh, copëza portokalli (o Zot sa shkon me çokollatën), ose boronicë e kuqe. Keni një pafundësi zgjedhjeje. E vetmja këshillë që ju jap është, zgjidhni gjalpë të mirë, ky është sekreti.

[lt_recipe name=”Biskota me copëza çokollate dhe kafe ekspres” servings=”30-35 biskota” prep_time=”10M” cook_time=”25M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/03/forma-4.jpg” ingredients=”• 1 vezë;• 220g gjalpë;• ½ kupë sheqer kaf;• ½ kupë sheqer I bardhë;• 1 lugë çaji vanilje;• 1 lugë çaji sodë buke;• ½ lugë çaji pluhur pjekës;• 2 lugë çaji kafe ekspres pluhur• 1 lugë çaji kripë;• 2 ¼ kupë miell;• ½ kupë copëza çokollate;” ];Ngrohim furrën në 180˚C; Në një tas të madh qelqi bashkojmë gjalpin e butë me dy llojet e sheqerit dhe I trazojmë mirë. Shtojmë vaniljen dhe kokrrën e vezës dhe I bashkojmë me kujdes. Shtojmë kafen ekspres pluhur me trazojmë mirë brumin;Shtojmë gjysmën e miellit, sodën, pluhurin pjekës dhe kripën. I trazojmë sa të bashkohen; Shtojmë miellin e mbetur dhe e përziejmë me spatulën e silikonit. Hedhim copëzat e çokollatës dhe trazojmë aq sa të bashkohen me brumin. Provojmë me duar nëse brumi nuk ngjit dhe ruan formën; Me ndihmën e një luge akulloreje hedhim brumin mbi një tavë të veshur me letër pjekjeje dhe e pjekim në furrë për 12 minuta; Pasi të jenë pjekur, I sistemojmë mbi një zgare metalike që të ftohen mirë e të ruajnë formën; Ruajini në një enë hermetike për gati 2 javë;[/lt_recipe]

2 Comments

  1. Sa te mira 😍😋 dhe video shume ndihmuese 👏

    1. Thank you 😍.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading