Kofshë gici me mjaltë dhe feta portokalli

Kush nga ju e ka provuar ndonjëherë mishin e gicit të gatuar me mjaltë? Nëse nuk e keni tentuar ende, ndiqni recetën time dhe nuk do zhgënjeheni. Unë e shoqërova me perime furre, më konkretisht me patate, qepë, karrota dhe finok.

Meqë fundjava po afron ( e di që është e martë, por unë dua të jem optimiste hahaha), kjo pjatë është një recetë ideale pasi duhet ta piqni në temperaturë të ulët dhe për një kohë të gjatë, në këtë mënyrë mishi i gicit do bëhet i butë dhe do shkëputet lehtë nga kocka.

Plus është një recetë bonus pasi çdo pjesë mishi e mbetur është një gatim më vetë për ditën tjetër, si për shembull për sanduiç, ose një rosto e ftohtë me sallatë, për Enchiladas etj etj…

Pa e zgjatur më tej po filloj me recetën.

[lt_recipe name=”Kofshë gici me mjaltë dhe feta portokalli” servings=”8 persona” prep_time=”10M” cook_time=”4H 40M” total_time=”4H 50M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/02/kofshe-gici.jpg” ingredients=”Për kofshën:;• 1 kofshë gici rreth 1.5kg;• 20-25 kokrra karafil;• 2 lugë gjelle piper I kuq;• 1 lugë çaji pluhur qepe;• 1 lugë çaji pluhur hudhre;• 1 lugë çaji rigon;• 1 lugë çaji kumin;• 1 lugë çaji kripë kokërr madhe;• 2 lugë gjelle mjaltë;• 1 kokërr portokall në feta;Për tavën me perime:;• 1 kokërr finok të prerë në shirita;• 2 kokrra qepë të prerë në feta;• 6 kokrra patate të prera në feta rrumbullake;• 2 karrota të prera në feta;” ]Fillojmë duke përgatitur mishin për marinim. Pjesën e dhjamit mbi kofshë e presim me majën e një thike duke formuar rombe të vogla; Në secilin romb ngulni nga një kokërr karafil ( si në foto). Bashkoni gjithë erëzat (piperin, kripën, qepën dhe hudhrën pluhur, rigonin, kuminin) në një tas të vogël dhe spërkateni kofshën nga të tëra anët duke e fërkuar mirë me duar. Mbulojeni kofshën me qese transparente dhe mbajeni dy orë/gjithë natën në frigorifer. Sa më shumë të marinohet kofsha me erëzat aq më e shijshme bëhet; Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, ndezim furrën në 160◦, dhe e kalojmë kofshën në një tavë. I hedhim përsipër mjaltin dhe sipër i vendosim me kujdes fetat e portokallit. E mbulojmë mishin dhe tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë për gati 4 orë (pa e hapur letrën e aluminit); Gjatë kohës që mishi piqet, bëhemi gati dhe bëjmë çfarë të na dojë qejfi pasi mishi do bëhet vetë; Pasi të kenë kaluar 3.5 orë, i heqim letrën e aluminit, rrisim temperaturën e furrës në 200◦ dhe e lëmë mishin të theket këndshëm për gati gjysëm ore duke u kujdesur ta njomim me lëngun e vet çdo 15 minuta; Ndërkohë, bëjmë gati perimet të cilat do t’i hedhim në tavën ku është pjekur mishi. Në tavë do ketë shumë lëng, por i gjithi do na shërbejë për të aromatizuar perimet tona; Kur mishi të jetë pjekur, e heqim me kujdes dhe e vendosim në pjatën e servirjes, por duhet ta mbulojmë me letër alumini; Në tavën me lëng do hedhim sipas rradhës, qepën, finokun duke i përhapur në gjithë madhësinë e tavës, më pas patatet, dhe karrotat. I spërkasim me kripë dhe i fusim në furrë të piqen për gati 40 minuta; Kur perimet të jenë pjekur, heqim letrën e aluminit nga mishi dhe presim aq feta mish sa do servirim, pjesën tjetër të mishit e ruajmë në frigorifer për ta konsumuar ditë tjetër siç e përmenda dhe në fillim të këtij postimi;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading