E kam shprehur shumë herë që më pëlqejnë brumrat, besoj se edhe shumicës së njerëzve u pëlqejnë. Një ndër të preferuarat e mia janë edhe pretzel-at e butë me salcë djathi.
Edhe pse kërkojnë pak kohë për t’u gatuar (dhe kjo për shkak se është brumë me maja birre), ju siguroj që një herë t’i provoni , do të doni t’i gatuani më shpesh.
Unë kam përdorur djathë çedar (Cheddar) për salcën, ky është një djathë i ngjeshur dhe i fortë në shije, por ende nuk kam gjetur një zëvëndësues. Mendoj se mund të përdorni edhe djathin Guda dhe ta kombinoni së bashku me një trekëndësh djathë bebe, ky i fundit i jep shumë kremozitet.
Të tre llojet e miellit që unë kam përdorur i gjeni lehtësisht në supermarket.







Pretzel të butë me salcë djathi çedar.
Përbërësit
- • 230g miell Manitoba
- • 120g miell gruri semola i imët
- • 150g miell gruri (i zakonshëm)
- • Rreth 250ml ujë të vakët
- • 1 lugë çaji sheqer,
- • 2 lugë çaji kripë,
- •1 qese maja birre (7g)
- • 40g gjalpë i shkrirë
Instructions
- Brumi: Përzieni miellrat, tharmin, sheqerin, kripën, gjalpin dhe ujin. Ngjisheni derisa të bëhet elastik dhe lëreni të pushojë rreth 1 orë derisa të dyfishohet.
- Formësimi: Ndajeni brumin në kuleçë, bëjini shirita dhe formësoni pretzelat (ose lërini në formë rrumbullake).
- Zierja (Hapi kyç): Vloni një tenxhere me ujë dhe 2-3 lugë sodë buke. Futini pretzelat për 30-60 sekonda.
- Pjekja: Kullojini, vendosini në tavë, spërkatini me kripë të trashë dhe piqini në furrë të nxehur më parë në 220°C për rreth 15-20 minuta.
Leave a Reply