Biskota të buta me çokollatë dhe mente

Biskota të buta me çokollatë dhe mente? Nëse do më kishit pyetur 5-6 vite shkuar a shkon çokollata me menten do kisha bërë një fytyrë të habitur dhe nuk do dija si të pergjigjesha.

Pra, 5-6 vite shkuar për herë të parë provova një pije të Starbucks me çokollatë, kafe dhe mente dhe më ka shijuar aq shumë, sa sot çdo fund viti e sajoj vetë në shtëpi këtë pije (nuk del fiks si e Starbucks por I afrohet). Ndoshta ndonjë dite sa është ende ftohtë edhe mund ta postoj kombinimin tim. Meqe siç e kam shprehur edhe këtu, këtë Dhjetor pata mundësinë të mos e fik thuajse kurrë furrën e shtëpisë dhe pata mundësinë të eksperimentoj me recetat. Kështu vendosa që pijen time të prëferuar ta kthej në biskotë.

Kini vetëm parasysh që këto biskota do të fryhen shumë ndaj anë nevojë për shumë hapësirë në tavë, ndaj ju sugjeroj t’I piqni pjesë-pjesë.

[lt_recipe name=”Biskota të buta me çokollatë dhe mente” servings=”24 biskota” prep_time=”10M” cook_time=”25M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” ingredients=”• 56 gr gjalpë;• 140 gr sheqer I bardhë;• 54 gr sheqer kaf;• 3 vezë;• 54 gr kakao;• 50 gr çokollatë pikë loti;• 175gr miell;• 1 lugë çaji pluhur pjekje;• ¼ lugë çaji kripë;• 1 lugë çaji ekstrakt mente;• Sheqer pluhur për të spërkatur biskotat;” ]Ngrohim furrën në 180 gradë C;Në një tas të madh rrahim me mikser dore gjalpin në temperaturë ambjenti me dy llojet e sheqernave deri sa masa të ketë marrë ngjyrë të çelët dhe të jetë fryrë paksa;Shtojmë vezët dhe e rrahim masën mirë; Hedhim në tas copëzat e çokollatës dhe e trazojmë me spatul silikoni sa të bashkohen mirë;Shtojmë njëherazi menten, kakaon, kripën, miellin dhe pluhurin pjekës dhe masën e përziejmë me spatula aq sa të bashkohen mirë;Me ndihmën e një luge për akullore (masë e vogël) marrim nga brumi dhe e hedhim mbi tepsinë e veshur me letër pjekje. Masa e biskotës do dalë thuajse sa një kokërr arrë; Hedhim 8 të tilla në tepsi duke lënë shumë distancë nga njëra-tjetra;I pjekim në furrë për 11 minuta;I heqim nga furra dhe me ndihmën e një spatule I spostojmë biskotat sipër një zgare hekuri që të ftohen. Vazhdojmë me procesin e pjekjes deri sa brumi të mbarojë;Pasi biskotat të jenë ftohur mirë I spërkasim me sheqer pluhur;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading