Vit I ri, zakone të reja. Duhet një planifikim i mirë.

E di që duhet ta kisha nisur këtë vit me këtë postim, po qëllimisht ndava një recetë të ëmbël si të parën, thjesht për t’ju uruar të gjithëve një vit të ëmbël 🙂

Me ardhjen e vitit të ri, secili prej nesh bën ca zotime, të cilat premton që do I mbajë të gjitha. Për shembull lista me 5 zotimet e mia është si më poshtë:

  1. Të gëzoj familjen time dhe të kaloj kohë me të dashurit e mi
  2. Të jem një përson më I mirë
  3. Të ha mirë dhe të mos shpërdoroj ushqimin
  4. Reduktoj shpenzimet
  5. Të humb në peshë (epo, te kjo nuk jam dhe aq mirë haha)

Ju siguroj që lista ime është shumë më e gjatë se kaq, por këtu thjesht dua të jap një ide.

Janari im nis me bërjen e inventarit të dollapit të ushqimeve , frigoriferit dhe ngrirjes. Mendoj se ashtu si unë edhe ju blini shumë ushqime në Dhjetor, që të jeni gati për darkat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kështu që, përveç shpenzimeve, të gjithë përfundojmë me një sasi të madhe ushqimesh në shtëpi.

Ja pse mendoj se bërja e një inventari ushqimesh është një ide fantastike. Më ndihmon të fokusohem në ushqimet që kam dhe të krijoj listën e gatimeve që do bëj gjatë këtij muaji. Të qënurit I informuar se çfarë ke në shtëpi është jo vetëm kursim kohe, por edhe parash (dhe nuk do perfundoni me dublikim pazaresh).

Unë e dashuroj të ulem në tavolinë me fëmijët dhe të planifikoj me ta drekat dhe darkat tona. Përveçse është kënaqësi, I bën ata të vetëdijshëm të hanë çdo gjë të përgatitur në shtëpi, pasi në fund të fundit, vetë I zgjodhën gatimet apo jo?

Pas bërjes së inventarit të Janarit për këtë vit, vura re se kisha plot ushqime dhe me shumë gjasa nuk do më duhet të dal për pazare tani së shpejti (përveç për vezë, bylmet, fruta e perime kuptohet).

I kam ndarë ushqimet e mia në 4 grupe të mëdha:

  • Bishtajoret:

Kam në dollap plot fasule, qiqra, thjerrëza (jeshile e të kuqe). Këto do më mbulojnë të hënat e mia pa mish për gati një muaj. Kisha gjithashtu edhe bishtajore në kanaçe për darka të shpejta e të thjeshta.

  • Drithra:

Isha e pajisur plotësisht me drithra si kinua, grurë, mel, oriz (basmati, parboiled, oriz për sushi etj…), tërshërë petë, tërshërë kokërr, trahana të ëmbël (grurë I shtypur). Kështu që sallatat dhe disa mëngjese I kam të sistemuara.

  • Mish, Shpendë, Peshk:

Fatmirësisht e kisha plot ngrirjen me fileto pule, mish viçi të grirë, biftekë viçi, bërxolla, karkaleca të qëruar, kocka viçi dhe mish qingji (vetëm një racion nga kofsha e qingjit, por mjaftueshëm për një vakt për 4 persona). Kështu që jam ok edhe për drekat e muajit të pasura më proteina.

  • Fruta dhe perime:

Të fundit por jo nga rëndësia, pjesa ime e preferuar; frutat dhe perimet. Sigurisht që frutat & perimet nuk kanë jetëgjatësi të madhe ndaj do ju nevojitet të dilni të blini,por unë kisha siguruar në ngrirje fruta dhe perime në kohën kur ishin në sezon. Këtu po ju listoj bizele, mashurka, misër në kalli, kërpudha poçini, mashurka, boronica, manaferra, pjeshkë, luleshtrydhe dhe thana.

Tani që inventari u krye, fokusi do jetë planifikimi I ushqimit.

Do bëj të pamundurën që të postoj planin e gatimeve për këtë muaj, për t’ju ndihmuar me luftën e “Ç’të gatuaj për nesër?”.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi, mjafton të shtypni Subscribe dhe do të njoftoheni me email mbi postimet e reja.

Kështu, mos u mërzisni,thjesht bëni gatuani ditën e lumtur 🙂

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading