Makarona të mbushura me gaforre në kushte shtëpie

Bërja e makaronave në kushte shtëpie ka qënë gjithmonë një nga objektivat e mia ndër vite. Kam provuar disa lloje recetash për të qënë e sinqertë dhe të gjitha kanë qënë shumë të mira, por në fund kam dështuar në hapjen e petës.

Siç shumë prej jush mund ta dinë, sekreti për makarona të mira është pikërisht hapja e brumit (sigurisht perveç recetës së përdorur kuptohet), sidomos për makaronat e mbushura si ravioli, tortelini etj… e cila duhet të jetë shumë më e hollë se zakonisht.

Kështu që, pas shumë dështimesh, vendosa të investoj në një makineri makaronash dhe kjo është një ndër vendimet më të mira që kam marrë. Tani i përgatis vetë makaronat në shtëpi dhe në më pak 30-40 minuta dhe nuk blej më në markete.

Më duhet ta pranoj, që vajza ime më ndihmon më hapjen e petëve duke rrotulluar dorezën e makinerisë, kështu që unë i kam të dyja duart e lira që të mbaj petën me kujdes.

Receta e brumit për këto torteloni me gaforre është fare bazike, por pasi ta keni zotëruar bërjen e brumit klasik, mund të tentoni të luanime shije të tjera si psh me panxhar të kuq, spinal, rukola, turmerik, bojë kallamari e kështu me rradhë deri në një pafundësi shijesh.

[lt_recipe name=”Makarona të mbushura me gaforre në kushte shtëpie” servings=”për 4 persona” prep_time=”30M” cook_time=”15M” total_time=”45M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/10/pasta3.jpg” ingredients=”300 g miell (plus pak më shumë për të spërkatur banakun dhe makaronat);3 vezë mesatare ose 2 të mëdha;Pak kripë;Për mbushjen:;150 g of tul gaforreje gatuar;2 lugë gjelle peksimadhe;Salca:;1 domate;1 lugë gjelle vaj ulliri;1 lugë çaji kaperi;Një tufë majdanoz;2 thelpinj hudhër;Kripë dhe piper;” ]Fillimisht do përgatisim brumin. Hidhni miellin mbi banak dhe bëni një vrimë në mes. Hidhni vezët dhe kripën e filloni t’i rrihni me pirun duke marrë herë pas here pak nga mielli anash. Kur brumi fillon të lidhet filloni ta punoni me duar duke i dhënë formë topi. Brumi duhet të jetë i butë dhe elastik dhe nuk duhet të ngjisë në duar;Mbështilleni me qese transparente dhe lereni të pushojë për gati 30 minuta;Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes; Vendosni tulin e gaforres në një tas të vogël dhe shtoni peksimadhen. Punojeni me duar sa të lidhen mirë. Peksimadhja do na ndihmojë që mbushja të mos na squllë brumin; Fillojmë me hapjen e brumit të makaronave tani duke filluar nga trashësia më e madhe e makinerisë ( e imja ka nr 7). Priteni brumin ne 4 copëza dhe spërkatni mirë njërën me miell (të tjerat mbështillini me qese). Kalojeni brumin në makinëri, pastaj rregullojeni në trashësinë nr 5 dhe rikalojeni në makineri e kështu me rradhë deri sa të bëhet peta e hollë ( ose duke kaluar tek trashësia nr 1);Vendoseni petën e hollë mbi banak dhe lyejeni me ujë nga të gjitha anët. Vendosni 1 luge çaji nga mbushja mbi petë duke mbajtur distance rreth 2cm nga mbushja në mbushje. Mbulojeni me një petë tjetër brumi duke u kujdesur ta shtypni me duar që të nxirrni ajrin e tepërt dhe për ta ngjitr petën. Perdorni një prerëse të bukur makaronash për ti dhën formë torteloni ose përdorni një gotë me diametër 6cm;Pasi të keni mbaruar mbushjen, do vëreni që do ju mbetet brumë nga prerja te cilin NË ASNJË MËNYRË MOS E HIDHNI, përkundrazi, ribëjeni top dhe kalojeni në makineri sërisht. Vendosni mekanizmin për spageti dhe kaloni petën. Kështu do të keni makarona për t’i përgatitur ditë tjetër;Një këshillë të rëndësishme, hidhini mjaftueshëm miell makaronave nëse nuk do i përdorni direkt pasi do ju ngjiten. Unë e hëngra njëherë këtë ndaj mos bëni gabimin tim ; Për salcën e makaronave, copëtoni domaten dhe majdanozin dhe lereni mënjanë; Ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh dhe shtoni hudhrat e shtypura; Shtoni kaperin dhe domatet; Paralelisht në një tenxhere vloni ujin dhe shtojini kripë; Hidhni makaronat dhe lerini të ziejnë për 3 minuta; Kulloni makaronat dhe shtojini në tigan bashkë me një garuzhde nga uji i zierjes; Gatuajini edhe për një minutë tjetër sa të lidhet salca me makaronat dhe fiksni zjarrin. Shtoni majdanozin e grirë dhe shijojini bashkë me një gotë vere të bardhë;[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading