Pije e ngrohtë me kungull për netë të ftohta vjeshte

Jump to recipe

Një nga perimet e mia të preferuara të vjeshtës është pa dyshim KUNGULLI, në të gjithë format dhe ngjyrat e tij. Sapo kungulli fillon e shfaqet në raftet e marketeve unë jam në fazën “ O zoooot kungull, sa mirë”, ndërsa familja ime është në fazën “Oboboooo kungull, e tmerrshme”, kjo ndodh sepse mendja ime fillon të mendojë për gatime tërësisht me kungull si supë kungulli, biskota me kungull, kek me kungull, tartë me kungull ( epo kjo shyqyr është e preferuara e tyre të paktën), etj

Gjithçka nisi para disa vitesh, kur fëmijët e mi ishin mjaftueshmërisht të rritur për të kuptuar se çfarë ishte Halloween dhe kur unë vendosa t’u blija një kungull të madh e ta dekoronim. Duke qënë se kungulli ishte shumë I madh dhe shumë I bukur mua më erdhi keq ta hidhja ndaj vendosa ta pastroj e ta pres në kuba për ta pasur për gatim. Nga ky moment e tutje, dekorimi I kungullit të Halloween u bë traditë edhe në familjen time dhe imagjinoni gëzimin tim tashmë, që nuk ankohet njeri për blerjen e një kungulli të madh në fund të tetorit, se në fund të fundit duhet për Halloween (ju nuk do nxirrni mua sekretin apo jo ☺).

Si çdo vit, në muajin Tetor, në shtëpinë time kemi gatime të ndryshme me kungull, duke filluar nga supa, lulet e mbushura të kungullit, biskota, ëmbëlsira, tarta etj…

Megjithatë, për të ndryshuar pak nga rutina e përvitshme, vitin e kaluar tentova një recetë ndryshe nga të zakonshmet, ose thënë më mirë një pije të ngrohtë me kungull. Po po, e lexuat mirë, një pije e ngrohtë me kungull.

Është një alternativë e shëndetshme (besoj) e cila të ngroh shpirtin dhe mendjen☺.

Dhe ja ku vjen receta ime, që shpresoj t’ju pëlqejë dhe juve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading