Panine të aromatizuara me gjalpë me hudhra

Unë e dashuroj bukën, por mbi të gjitha adhuroj që ta gatuaj atë vetë në shtëpi. Këtë fundjavë vendosa të bëj panine të aromatizuara me gjalpë e hudhra.

Është një recetë e thjeshtë në parim dhe mbi të gjitha mund ti varioni shijet sipas dëshirës, si psh me domate të thara, pesto, vaj ulliri të aromatizuar me rigon etj…

Gjithashtu mund ta dyfishoni recetën dhe ti ruani paninet në ngrirje pasi ti keni mbështjellë individualisht me qese transparente. Mund t’ia paketoni edhe fëmijëve me vete për në shkollë

[lt_recipe name=”Panine të aromatizuara me gjalpë me hudhra” servings=”12 panine” prep_time=”1H” cook_time=”20M” total_time=”1H20M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/09/20170923_150730.jpg” ingredients=”Paninet:;• 250gr miell, pak më shumë nëse nevojitet;• 1 kupë ujë;• 1 lugë çaji sheqer;• 1 lugë çaji maja birre të thatë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë I shkrirë;• 1 lugë çaji kripë;Gjalpi I aromatizuar:;• 5 lugë gjelle gjalpë i tretur;• 5-6 thelpinj hudhre;• Një tufë mikse me mente dhe majdanoz.;” ]Tresni sheqerin dhe majanë në ujë. Lereni mënjanë deri sa të formohet një shkumë në sipërfaqe;Në një tas të madh përzieni së bashku miellin, vajin e ullirit, kripën dhe përzierjen e majasë;Punojëni miellin për gati 5 minuta deri sat ë bëhet elastic. Shtoni miell nëse e shihni të nevojshme;Spërkasni pak vaj anash në tas dhe rrotulloni brumin që të lyhet nga të gjitha anët;Mbulojeni enën me një picetë të lagur dhe lereni brumin të vijë për gati 1 orë;Ndërkohë, hidhni hudhrat dhe erëzat në një havan dhe shtypini mirë deri sa të formohet një masë homogjene. Shtojeni më pas tek gjalpi i tretur dhe përziejini që të bashkohen mirë;Pasi brumi të ketë dyfishuar volumin, shtypeni me dorë (ose goditeni me grusht ) që ti nxirrni ajrin e formuar dhe brumi të jetë rikthyer në madhësinë origjinale;Ndajeni brumin në 12 toptha të vegjël dhe jepuni formë të rrumbullakët me ndihmën e duarve tuaja;Lyejini me kujdes secilin topth brumi me gjalpin e aromatizuar nga të gjitha anët duke i zhytur me kujdes në gjalpë;Sistemojini paninet në tavë afër njëra tjetrës dhe lerini të vijnë edhe për 15 minuta të tjera. Fiks koha e nevojshme që furra të parangrohet;Ngrohni furrën në 180◦ Celsius dhe piqini (pas hapit 10) për gati 15-20 minuta;Shijojini sa janë ende të ngrohta.[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading