Erëzat e Mia, pasioni im

Në këtë postim nuk do të publikoj receta gatimi, por dua të bëj një shkrim mbi erëzat që unë përdor më shumë apo më pak në gatimet e mia.

Shumë prej tyre ndoshta nuk I keni dëgjuar ndonjëherë e jo më provuar, ashtu siç më ka ndodhur dhe mua përpara se të mi kish kapur syri në ndonjë recetë në internet. Pak e nga pak, duke blerë nga të gjitha anët, apo porositur nga jashtë shtetit, kam arritur deri më tani të kem një “koleksion” prej 56 (e më shumë) lloje të ndryshme erëzash.

Deri para ca kohësh, njihja vetëm këto erëzat tona tradicionale, tip rigonin, sherebelen, kopër, majdanoz, mente (aka nenexhik, aka dhjozmo, aka nagjazëm…besoj se kjo është e vetmja erëz që ka kaq shumë emra të ndryshëm në krahinat tona). Duke kullotur sytë nëpër internet pak e nga pak u njoha me lloje të tjera, ca prej të cilave në fillim mu dukën të tmerrshme pasi I shijova, por që sot janë pjesë e pandashme e gatimeve të mia (epo pothuajse).

Jetëgjatësia e erëzave të thata shkon dikur deri në 1 vit e gjysëm me përafërsi, ndaj dhe ajo që do ju rekomandoja është blerja në sasi të vogla dhe bërja e inventarit herë pas here, për të eliminuar ato që mund të jenë prishur.

Gjithashtu, vlen për tu theksuar se erëzat në versionin e pa bluar e ruajnë më mirë dhe më gjatë aromën dhe shijen në gatim, ndaj nëse do ju duhet të zgjidhni, blijini në formën e tyre origjinale (tip piperin e zi kokërr, kumin kokërr, coriander kokërr, spec të plotë, etc…). Për ti bluar, mjafton një investim I vogël në një bluarëse elektrike erëzash (që fatmirësisht mund të gjendet lehtë dhe me disa nivele çmimi në dyqanet e elektroshtëpiakeve) ose havan dhe në këtë mënyrë do të keni erëza të freskëta në çdo moment.

Më poshtë unë ju kam listuar inventarin tim të erëzave (disa prej të cilave mund të mos gjenden në Shqipëri) dhe në postimet që do vijojnë do ti mund ti gjeni të përdorura edhe në gatim.

Nr. English Shqip Nr. English Shqip
1 Allspice (ground) Allspice kokerr 29 Garam Masala Garam Masala (Erza mikse pikante)
2 Allspice (Whole) Allspice pluhur 30 Hot curry powder Kerri pikant
3 Star Anise Glikanxo 31 Hot pepper (Whole) Spec djeges I pabluar
4 BBQ spice Ereza mikse per produkte zgare 32 Herbs de Provence Miks ereza franceze
5 Basil Leaves Borzilok I thare 33 Jamaican Jerk Seasons Miks ereza Xhamajkiane per mish
6 Bay leaves Dafine 34 Juniper Dellinje kokerr
7 Black Pepper Piper I zi 35 Lemon Pepper Ereza mikse me lekura limoni
8 Black Peppercorns Piper I zi kokerr 36 Mahleb fara e qershise ( e ngjashme me aromen e bajames)
9 Cajun spice Ereza mikse pikante 37 Mustard seeds Fara mustarde
10 Cardamon (ground) Kardamom pluhur 38 Mustard (Ground) Mustarde pluhur
11 Cardamon (Whole) Kardamom kokerr 39 Nigella seeds Fara te zeza (Nigela)
12 Cayenne Piper I kuq djeges 40 Nutmeg (Ground) Arre myshku pluhur
13 Celery seeds Fara selinoje 41 Onion powder Qepe pluhur
14 Chili Powder Pluhur çili 42 Onion flakes Qepe e thare ne copeza
15 Chipotle pepper (whole) Spec Chipotle 43 Oregano Rigon
16 Chives Bishta qepujke te thara 44 Ottoman spice Miks Erza otomane
17 Cilantro leaves Koriander I thare 45 Paprika Piper I kuq I embel
18 Cilantro & Annato seasoning Erza per oriz 46 Parsley flakes Majdanoz I thare
19 Cinnamon powder Kanelle pluhur 47 Red peppercorn Piper I kuq kokerr
20 Cloves (Ground) Karafil pluhur 48 Saffron threads Shafran pistil
21 Cloves (Whole) Karafil kokerr 49 Sage (Ground) Sherebele pluhur
22 Cumin seeds Fara Kumini 50 Salad spice Erza mikse per sallate
23 Cumin (Ground) Kumin I bluar 51 Sumac Sumak
24 Curry Powder Pluhur Kerri 52 Taco mix Ereza mikse per takos
25 Dill weeds Koper e thare 53 Thyme Trumze
26 Fennel seeds Fara finoku 54 Turmeric (Ground) Kurkuma pluhur
27 Garlic powder Hudher pluhur 55 Tandoori Masala Tandoori masala (erza mikse pikante per mish)
28 Ginger (Ground) Xhenxhefil pluhur 56 Za’atar Ereza mikse me trumze, sumac, susam etj..

Nëse do më duhej të zgjidhja nga lista se kush janë të preferuarat e mia dhe që I përdor thuajse përditë, do të listoja Top10 si më poshtë:

  1. Pluhur hudhre
  2. Pluhur qepe
  3. Pluhur speci (Paprika)
  4. Kumin
  5. Kanellë
  6. Turmerik (kurkuma)
  7. Xhenxhefil (pluhur)
  8. Karafil (pluhur)
  9. Rigon
  10. Piper të zi

Erëzat e tjera në listë I përdor më rrallë dhe kjo kuptohet pasi kërkojnë gatime specifike si psh erëzat për gatime indiane (garam masala, pluhur kerri djegës,tandoori masala ,cardamom etj..), apo për gatimet meksikane (taco mix, spec djegës cayenne etj…)

Arsyeja pse I kam shkruar edhe në anglisht dhe në shqip është për t’ju informuar, në këtë mënyrë nëse do ti hasni nëpër receta në anglisht ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, ose nëse I blini në supermarket dhe në etiketë janë në gjuhën angleze.

Nëse do të keni pyetje në lidhje me çfarëdolloj erëze, do të jem mëse e lumtur për t’ju ndihmuar.

Me dashuri,

Guru-ja juaj I erëzave (e teprova pak këtu hëëë ☺)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading