Sot ishte një nga ato darkat ku nuk di ç’të sajosh e për më tepër kur je me dietë dhe ke një familje që duhet ushqyer 😂. Meqënëse kisha brokoli, karrotë dhe rrepë të bardhë, mendova të bëj noodle soup.
Jo vetëm që u mbarua sa hap e mbyll sytë, por mora dhe kritikën ( apo mos duhet të them komplimentin) që pse bëre kaq pak???
Sasia: për 3 veta
Koha totale: 20 minuta
PËRBËRËSIT:
- 3 vezë
- 4-5 degëza brokoli të ndara në pjesë të vogla dhe disa gjethe brokoli të prera
- 3 ndarje makaronash kineze
- 1 karrotë e prerë në feta
- 1 rrepë e bardhë e prerë në rripa
- 1 lugë gjelle uthull orizi (ose molle)
- 2 lugë gjelle salcë soje
- 2 lugë çaji vaj susami
- 2 cm xhinxher i grirë në rende
- 3 thelpinj hudhër të grirë në rende
- Opsionale: fara susami dhe salcë Sriracha
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- Pesë përbërësit e fundit i bashkojmë në një tas të vogël dhe i lemë mënjanë.
- Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar hedhim brokolin, makaronat, karrotat dhe i lemë të ziejnë për 6 minuta. Afër minutës së 4-rt shtojmë edhe rrepën (pasi nuk duhet të zbutet shumë).
- Marrim 1 garuzhde nga lëngu i perimeve dhe ia shtojmë salcës që lamë mënjanë pak më përpara.
- Kullojmë makaronat & perimet dhe në të njëjtin tigan shtojmë lëngun e përzier me salcë.
- E rivendosim tiganin në zjarr të ulët që të bashkohet lëngu me perimet dhe makaronat.
- Në një tigan tjetër hedhim pak vaj luledielli dhe pasi të jetë nxehur mirë hedhim vezët që të skuqen për 2 minuta. E verdha e vezës duhet të jetë surbull.
- I ndajmë makaronat në tasa dhe lëngun e mbetur në tenxhere ia hedhim sipër. Vendosim nga një vezë përsipër secilës pjatë dhe i spërkasim me pak fara susami dhe salcë pikante (sriracha)
Leave a Reply