Kjo është një nga ato recetat e orëve të vona, kur nuk di se çfarë të përgatisësh për të nesërmen në mëngjes dhe syri të sheh vetëm përbërësit për të bërë kek 😂.
Sasia: 16 katrorë
Koha totale: 45 minuta
PËRBËRËSIT:
- 1 1/4 kupë miell
- 1 lugë çaji (tsp) sodë buke
- 1/2 lugë çaji (tsp) pluhur pjekje
- 1/2 kupë kos
- 1/2 kupë vaj
- 3/4 kupë sheqer kaf
- 1/3 kupë arra të thërrmuara
- 2 vezë
- 1/4 kupë rrush të thatë
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- Ngrohim furrën në 180° dhe veshim një tavë katrore me përmasa 20x20cm me letër pjekjeje.
- Hedhim në një tas të madh vezët, vajin, sheqerin kaf dhe kosin. I rrahim me pirun aq sa të trazohen mirë.
- Shtojmë në tas miellin, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës e i trazojmë deri sa brumi të jetë bërë i njëtrajtshëm.
- Shtojmë në fund arrat dhe rrushin e thatë.
- E hedhim brumin në tavë dhe e pjekim pa e hapur derën e furrës për 40 minuta.
- Pasi të jetë pjekur, e heqim kekun me kujdes dhe e lemë të ftohet.
- E presim në katorë të vegjël dhe mundohemi të mos e hamë para se të vijë mëngjesi 😂.
Leave a Reply