Sa herë jam nisur të bëj kek, atë klasikun fare, gjithmonë kam dështuar, ose më mirë nuk më ka dalë ai që kam patur në mëndje. Kësaj rradhe, tentova një recetë nga libër shumë i vjetër pastiçerie që kam patur në zotërim që kur kam qenë 11 a 12 vjeç (plot 22 vjet më parë )
Sigurisht që bëra disa modifikime si psh në vend të gjalpit përdora vaj dhe shtova kos, i cili nuk ishte fare në recetë dhe të them të drejtën, keku u mbarua për gati gjysmë dite.
[lt_recipe name=”Kek me kos dhe portokall” prep_time=”5M” cook_time=”1H” total_time=”1H 5M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/04/img_20601.jpg” ingredients=”• 3 vezë;• 160g miell;• 1/2 kupa vaj;• 1/2 kupa kos;• 2/3 kupë sheqer kaf;• 1 lugë çaji sodë;• Vanilje, lëkurën e 1 portokalli;• Opsionale: Copëza çokollate të grirë;” ]1. Ngrohim furrën në 180° C;Në një tas qelqi hedhim vezët, vajin, kosin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit. I trazojmë me rrahëse vezësh deri sa të bashkohen mirë;Sipër tasit sitim miellin së bashku me sodën e bukës dhe e trazojmë brumin deri sa të bëhet një masë homogjene;E hedhim në një tepsi të lyer më përpara me pak vaj dhe miell që të mos ngjisë keku dhe e fusim në furrë që të piqet për gati 60 minuta;Pasi të jetë pjekur, e kthejmë me kujdes në një pjatë të sheshtë dhe e lemë të ftohet mirë;Sipas dëshirës sipër mund ti hidhni pak copëza çokollate të grirë në mënyrë që nga nxehtësia e kekut të shkrijë dhe të krijojë kështu një veshje çokollate.[/lt_recipe]
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
Leave a Reply