Në familjen time zakonisht fundjavave eksperimentojmë me kuzhinat e huaja dhe fundjavën e kaluar kishim ditën e gatimeve arabe (po them arabe pasi nuk ua di origjinën ekzakte dhe nuk dua të krijoj komente të tipit “ ia ke fut kot se këtë gatim e bën filan shtet” etj etj…)
Pra, siç po shkruaja më lart këtë fundjavë vendosëm të hamë pite me qofte falafel dhe të shoqëruara me humus dhe baba ganush.
Kjo e fundit nuk është gjë tjetër veçse një salcë me patëllxhan që besoj gjithsecili nga ne e ka provuar nga duart e mamave, por veçse me përbërës disi të ndryshëm. Mua më pëlqen ta quaj me emrin e vet pasi më pëlqen edhe mënyra sesi tingëllon, ja provojeni një herë ♪♪♪ Baba Ganush ♪♪♪ , bukur hë? ☺
Sasia: 300gr humus dhe 300gr baba ganush
Koha totale : 50 minuta
PËRBËRËSIT:
Për Baba Ganush:
- 1 kg patëllxhanë
- 3 thelpinj hudhër të copëtuar trashë
- 2 lugë gjelle ( Tbsp.) salcë tahini
- ½ lugë çaji (tsp) kumin
- 80ml lëng limoni
- 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
- 1 lugë gjelle (Tbsp) vaj ulliri
- 1 lugë gjelle (Tbsp) majdanoz I grirë
Për Humusin:
- 1 kanaçe me qiqra të kulluara
- 150ml nga lëngu I kanaçes së qiqrave
- 4 thelpinj hudhër të copëtuar trashë
- 3 lugë gjelle ( Tbsp.) salcë tahini
- 2 lugë çaji (tsp) kumin
- 80ml lëng limoni
- 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
- 3 lugë gjelle (Tbsp) vaj ulliri
- 1 lugë gjelle (Tbsp) majdanoz I grirë (për servirje)
- Pak sumac për ta spërkatur sipër salcës, ose në mungesë të sumac përdorni piper të kuq.
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- Ngrohni furrën në 200◦ C.
- Merrni patëllxhanët dhe shpojini mirë me pirun nga të gjitha anët, dhe vendosini sipër flakës së gazit që të përcëllohet pak lëkura (nëse nuk gatuani me gas, atëherë futini në furrë por shtoni kohën e pjekjes me 15min më shumë)
- Futini në furrë dhe lerini të piqen për 45 min derisa të jenë zbutur.
- Ndërkohë që patëllxhanët piqen, pergatisni humusin.
- Vendosni në mixer të gjithë përbërësit për humusin përveç lëngut të qiqrave dhe majdanozit. Bluajini mirë në miksër derisa të shihni që qiqrat po kthehen në krem.
- Me mikserin e ndezur shtoni gradualisht lëngun e qiqrave dhe miksojeni deri sa të jetë bashkuar me kremin e qiqrave (gati 1 min)
- Vendoseni salcën humus në tasin e servirjes dhe përsipër spërkateni me vaj, sumac (ose piperin e kuq) dhe pak majdanoz të grirë (mikserin nuk është nevoja ta lani pasi po këtu do bëjmë baba ganush-in)
- Tani I rikthehemi patëllxhanave të cilët janë pjekur. I heqim nga furra dhe I lemë të ftohen.
- Ua qërojmë lëkurën dhe e hedhim në mikser së bashku më gjithë përbërësit siç I kam listuar më lart.
- Ndezim mikserin dhe I bluajmë deri sa të bëhet një masë thujase homogjene (unë nuk I miksova shumë pasi më pëlqen që tek tuk të ha dhe ndonjë copëz patëllxhan)
Për humusin dhe baba ganush-in që do ju teprojë, mjafton ti vendosni në kavanoza qelqi dhe ti mbani në frigorifer për ti konsumuar gjatë javës.
Leave a Reply