Biskota Xhenxhefili

Biskota Xhenxhefili

E kam vetëm unë këtë ndjesi apo të gjithëve na kap entuziazmi sapo hyn Dhjetori? Më duhet ta pranoj që sapo përfundon Nëntori, mendja ime kalon në opsionin “Krishtlindje”. Mendja ime fillon të mendojë për biskota, gatime, dekorime, pema e vitit të ri, drita, dhurata e kështu me rradhë.

Nëase futeni në internet dhe kërkoni biskota, receta më e kërkuar janë pikërisht biskotat e xhenxhefilit. Ajo aroma karakteristike e erëzave që mbush shtëpinë kur biskotat piqen në furrë nuk ka të paguar.

Kam tentuar shumë receta gjatë viteve, por kjo, më në fund është më e mira. Duke patur parasysh që shurupi I melasës në Shqipëri është shumë I shtrenjtë për buxhetin tim, për këto biskota unë kam përdorur shurup karameli të bërë vetë dhe ekstrakt malti.

Kështu që në këtë postim do të gjeni dy receta në të njëjtën kohë ☺.

Dhe ja ku është receta ime e biskotave prej xhenxhefili.

Biskota xhenxhefili

Dhjetor 1, 2017
: 40 biskota mesatare
: 50 min
: 20 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 140g gjalpë në temperaturë ambjenti
  • • 1 vezë
  • • 100g sheqer kaf
  • • 100gr shurup karameli
  • • 100g ekstrakt malti (në mungesë përdorni shurup karameli)
  • • 437gr miell
  • • 1 lugë çaji sodë buke
  • • 1 lugë çaji vanilje
  • • 1 lugë gjelle xhenxhefil pluhur
  • • 1/2 lugë çaji arrë myshku pluhur
  • • 1 lugë çaji karafil pluhur
  • • 1 lugë çaji kripë
Direction
  • Step 1 Me një mikser dore rrihni deri sa të bëhen kremozë gjalpi, shurupi I karamelit, vaniljen dhe ekstraktin I maltit
  • Step 2 Shtoni vezën dhe vazhdoni ta rrihni mirë masën edhe për 1 minutë
  • Step 3 Në një tas tjetër bashkoni përbërësit e thatë (miellin, sodën, erëzat) dhe shtojeni në tre pjesë tek kremi I gjapit duke e trazuar me spatula silikoni
  • Step 4 Mbështilleni brumin me qese transparente dhe vendoseni në frigorifer që të pushojë për gati 1 orë ose gjithë natën
  • Step 5 Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, hiqeni qesen dhe lereni brumin të vijë pak në temperaturë dhome
  • Step 6 Ngrohni furrën në 180C
  • Step 7 Spërkatni banakun me miell dhe hapni brumin në një petë me trashësi 1cm
  • Step 8 Me forma biskotash të lyera pak me miell, prisni brumin në forma të këndshme dhe piqini në furrë të parangrohur për gati 10 minuta.Copat e mbetura të brumit bashkojini sërisht , hapeni petën dhe formoni biskota të tjera

 

Shurup Karameli

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Koha totale: 20 minuta

Sasia: 800ml

Përbërësit

  • 800gr sheqer
  • 480 ml ujw
  • 2 feta limon
  • 2 feta portokall

Hapat

  1. Në një tenxhere të thellë shtoni 200gr sheqer dhe 50ml ujë.
  2. Lereni të vlojë deri sa uji të avullojë dhe sheqeri të fillojë të karamelizohet.
  3. Shtoni ujin e mbetur (duhet të jetë I nxehtë), limonin, portokallin dhe sheqerin e mbetur.
  4. Lereni ne zjarr të ulët për gati 15 minuta
  5. Më pas hidheni shurupin në një kavanoz qelqi të sterilizuar
  6. Për sa kohë është I nxehtë, shurupi do duket I hollë, por do të trashet gjatë ftohjes.

Shënime

Nëse ruhet siç duhet, shurupi mund të durojë deri në një vit.

http://bakemydayhappy.com/2017/12/01/biskota-krishtlindjesh-gingerbread/

*Receta është përshtatur nga Sally’s baking Addiction



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: