Mini-kekë me Karrota dhe Krem Djathi

Mini-kekë me Karrota dhe Krem Djathi

Këto minikekë I bëra për ditëlindjen e djalit tim I cili këtë vit mbushi plot 10 vjeç. Zakonisht në raste festash, kur ke të bësh dhe me kalamaj të vegjël, kam vënë re se minikekët kanë gjithmonë sukses, pasi si I thonë llafit, më parë I ha syri sesa goja. Përveç kësaj, minikekët janë pasioni im dhe me kalimin e kohës ia kam marrë pak dorën si me cilësinë e kekut ashtu dhe dekorimin. Tani , që ta le mënjanë mungesën e modestisë , po ju shkruaj recetën që të mund ta provoni dhe vetë ☺

Sasia: 16-18 minikekë

Koha totale : 1 orë e 15 minuta

PËRBËRËSIT:

Për minikekët:

  • 2 të bardha vezësh + 2 kokrra vezë të plota
  • 1 kupë sheqer kaf
  • ¾ kupa vaj luledielli
  • ¾ kupa qumësht
  • 3 1/3 kupa miell
  • 2 lugë çaji (tsp) pluhur pjekës
  • 3 karrota  mesatare të grira jo shumë imët
  • 2 lugë çaji (tsp) kanellë
  • 1/4 lugë çaji (tsp) all spice
  • 1/4 lugë çaji (tsp) xhinxher pluhur
  • 1/4 lugë çaji (tsp) karafil pluhur

Për kremin:

  • 400gr krem djathi
  • ¾ kupa sheqer pluhur (ose më shumë në varësi të shijes tuaj)
  • 125gr gjalpë në temperaturë ambjenti
  • Pak extrakt vanilje
  • Ngjyrosës ushqimorë sipas dëshirës

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Ndizni furrën në 200◦C dhe përgatisni një tavë për minikekë duke I veshur me letrat pjekëse përkatëse.
  2. Me ndihmën e mikserit të dorës rrihni fort vezët dhe sheqerin kaf deri sa masa të bëhet me ngjyrë të çelët dhe në formë shkume.
  3. Shtoni vajin, qumështin dhe vijoni rrahjen me mikser.
  4. Grini me rende ose mikser karrotat,mundësisht në madhësinë e fijeve të shkrepseve pasi kështu nuk nxjerrin shumë ujë.
  5. Sipër karrotave hidhni miellin, erëzat, pluhurin pjekës dhe trazojini me lugë në mënyrë që të gjitha fijet e karrotave të lyhen mirë me miell.
  6. Hidhjani sipër kremit te vezëve dhe trazojini me lugë aq sa të mund të bashkohen të thatat me të lëngëtat (Mos trazoni më shumë seç duhet!)
  7. Me ndihmën e lugës që përdoret për akullore ose me lugë gjelle, mbushni format e kekëve në ¾ e lartësisë dhe piqini për gati 40 minuta ose derisa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë kafe të errët.

Për kremin:

  1. Në një tas qelqi rrihni me mikser për disa minuta të gjithë përbërësit e kremit. Shtoni sheqer pluhur nëse e preferoni më të ëmbël.
  2. Ndajeni në disa tasa dhe shtoni ngjyra sipas dëshirës. Unë përdora jeshile të çelët dhe jeshile të ndezur.

Dekorimi duhet bërë pasi kekët të jenë ftohur tërësisht dhe pas dekorimit të ruhen në frigorifer.


Related Posts

Çokollatë Bounty 

Çokollatë Bounty 

Kisha më shumë se një vit që më kish shkuar mendja që të tentoja ta kopjoja çokollatën bounty në shtëpi. Më në fund dje e gjeta guximin dhe e provova. Mund të them me plot gojë që ia dola me sukses. Në këtë recetë përdora […]

Kek dyngjyrësh

Kek dyngjyrësh

Këtë kek e përgatita për ditën e panairin të ushqimit në shkollën e djalit tim. Një vit më parë kisha përgatitur cheesecake me luleshtrydhe i cili pati shumë sukses. Sigurisht që edhe këtë vit nuk  mund ta zhgënjeja. Në kokën time filluan të vërshonin pafund […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: