Kek dyngjyrësh

Kek dyngjyrësh

Këtë kek e përgatita për ditën e panairin të ushqimit në shkollën e djalit tim. Një vit më parë kisha përgatitur cheesecake me luleshtrydhe i cili pati shumë sukses. Sigurisht që edhe këtë vit nuk  mund ta zhgënjeja.

Në kokën time filluan të vërshonin pafund ide se çfarë do i gatuaja…. pooor, kur pashë që ora po shkonte 23:00, e kuptova që koha nuk ishte në favorin tim ☺.

Kështu që përgatita një kek me dy ngjyra ( vanilje dhe kakao). Koha e përgatitje ishte shumë e shkurtër, por ajo që më hëngri më shumë kohë ishte vendosja në tavë. Kjo kërkonte pak kohë pasi duhej të hidhje 2 lugë gjelle nga brumi i bardhë e dy nga brumi kaf me rradhë njëra sipër tjetrës, ndaj sa të përfundonte brumi nga të dy tasat kaluan gati 20 minuta. Megjithatë, edhe pse atë natë përfundova në ora 01:00 ( dhe kjo sepse u kujtova vonë unë), suksesi i ditës pasardhëse ma shpagoi tërësisht lodhjen.

Sasia: 10 copa mesatare

Koha totale : 40 minuta pjekja dhe 25 minuta përgatitja

PËRBËRËSIT:

  • 4 vezë
  • 1 kupë sheqer
  • 1 kupë qumësht
  • 1 kupë vaj
  • 2 lugë çaji (tsp) pluhur pjekës
  • 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 lugë çaji (tsp) vanilje ekstrakt
  • 3 kupa miell
  • 3 lugë gjelle (Tbsp.) kakao
  • 3 lugë gjelle (Tbsp.) qumësht

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

 

  1. Ngrohni furrën në 180◦C
  2. Në një tas të madh hidhni vezët, vajin, sheqerin, vaniljen dhe me ndihmën e mikserit të dorës trazojini derisa të bëhet një masë kremoze.
  3. Në një tas tjëtër qelqi, hidhni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën dhe trazojini pak sa të përzihen mirë.
  4. Shtoni 1/3 e miellit tek kremi I vezëve dhe vazhdoni trazimin me mikser.
  5. Shtoni qumështin dhe pjesën e mbetur të miellit dhe vazhdoni rrahjen me mikser deri sa brumi të jetë bërë homogjen.
  6. Në një tas të vogël fare, bashkoni 3 lugët e qumështit me kakaon dhe përziejini me lugë derisa kakao të mos jetë më me kokrriza.
  7. Ndani brumin e bardhë në dy tasa, në njërin prej tyre hidhni kremin e kakaos dhe miksojeni deri sa të ketë marrë ngjyrë uniforme.
  8. Në një tepsi rrumbullake (me diametër 26 cm) të lyer më parë me pak vaj dhe pak miell, hidhni në mes të tavës 2 lugë gjelle nga brumi I bardhë. Mbi diskun e krijuar të brumit, hidhni 2 lugë nga brumi me kakao.
  9. Vazhdoni kështu me rradhë, gjithmonë duke e hedhur brumin në mes të tavës dhe gjithmonë mbi njëri tjetrin dhe do vëreni që do krijohen rrathë me dy ngjyra, të bardhë dhe kafe.
  10. Piqeni kekun në furrën e para-ngrohur për gati 40 minuta ose deri sa maja e thikës të dalë e pastër.
  1. Pasi të jetë pjekur, hiqeni nga tava dhe lëreni të ftohet mirë përpara se ta prisni.

IMG_2275.JPG


Related Posts

Çokollatë Bounty 

Çokollatë Bounty 

Kisha më shumë se një vit që më kish shkuar mendja që të tentoja ta kopjoja çokollatën bounty në shtëpi. Më në fund dje e gjeta guximin dhe e provova. Mund të them me plot gojë që ia dola me sukses. Në këtë recetë përdora […]

Kek me arra

Kek me arra

Kjo është një nga ato recetat e orëve të vona, kur nuk di se çfarë të përgatisësh për të nesërmen në mëngjes dhe syri të sheh vetëm përbërësit për të bërë kek 😂. Sasia: 16 katrorë Koha totale: 45 minuta PËRBËRËSIT: 1 1/4 kupë miell […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: