charset="UTF-8" /> Noodle soup- Supë me makarona kineze -

Noodle soup- Supë me makarona kineze

Noodle soup- Supë me makarona kineze

Sot ishte një nga ato darkat ku nuk di ç’të sajosh e për më tepër kur je me dietë dhe ke një familje që duhet ushqyer 😂. Meqënëse kisha brokoli, karrotë dhe rrepë të bardhë, mendova të bëj noodle soup.

Jo vetëm që u mbarua sa hap e mbyll sytë, por mora dhe kritikën ( apo mos duhet të them komplimentin) që pse bëre kaq pak???

Sasia: për 3 veta

Koha totale: 20 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 3 vezë
  • 4-5 degëza brokoli të ndara në pjesë të vogla dhe disa gjethe brokoli të prera
  • 3 ndarje makaronash kineze
  • 1 karrotë e prerë në feta
  • 1 rrepë e bardhë e prerë në rripa
  • 1 lugë gjelle uthull orizi (ose molle)
  • 2 lugë gjelle salcë soje
  • 2 lugë çaji vaj susami
  • 2 cm xhinxher i grirë në rende
  • 3 thelpinj hudhër të grirë në rende
  • Opsionale: fara susami dhe salcë Sriracha

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

wp-image--2117599700

 

  1. Pesë përbërësit e fundit i bashkojmë në një tas të vogël dhe i lemë mënjanë.
  2. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar hedhim brokolin, makaronat, karrotat dhe i lemë të ziejnë për 6 minuta. Afër minutës së 4-rt shtojmë edhe rrepën (pasi nuk duhet të zbutet shumë).
  3. Marrim 1 garuzhde nga lëngu i perimeve dhe ia shtojmë salcës që lamë mënjanë pak më përpara.
  4. Kullojmë makaronat & perimet dhe në të njëjtin tigan shtojmë lëngun e përzier me salcë.
  5. E rivendosim tiganin në zjarr të ulët që të bashkohet lëngu me perimet dhe makaronat.
  6. Në një tigan tjetër hedhim pak vaj luledielli dhe pasi të jetë nxehur mirë hedhim vezët që të skuqen për 2 minuta. E verdha e vezës duhet të jetë surbull.
  7. I ndajmë makaronat në tasa dhe lëngun e mbetur në tenxhere ia hedhim sipër.  Vendosim nga një vezë përsipër secilës pjatë dhe i spërkasim me pak fara susami dhe salcë pikante (sriracha)