E nisim rubrikën “Nda recetën tënde me mua” me recetën nga Ema : Biskota me karrota e mamit tim.
Duke qënë se ishte e diel, vendosa që këtë recetë ta gatuaja dhe ta fotografoja. Sigurisht që do bëj të njëjtën gjë me recetat që do më dërgoni ju. Receta e sotme ka vetëm 4 përbërës dhe nuk mund të rrija ta testoja. Rezultati doli wow. Biskotat përhapen gjatë pjekjes, ndaj vendosini pak larg njëra tjetrës në tavë. Gjithashtu, pasi t’i nxirrni, lerini të ftohen pak në tavë e më pas hiqini. Kështu nuk do i prishni formën.
Një këshillë nga unë, si njësi matëse përdorni të njëjtën gotë, kështu që nuk ka rëndësi sa ml është ajo.
Tani po ju lë të lexoni recetën e mamit të Emës.
Biskota me karrota e mamit tim
Notes
Unë zakonisht i hedh dhe sheqer pluhur se dalin si më të bukura ashtu në pamje. Shpresoj të të pëlqejnë.
Shënim nga Nevila: Për një rezultat të pagabueshëm, përdorni të njëjtën gotë për të matur gjithë përbërësit, ndaj madhësia e gotës në këtë rast nuk ka rëndësi)
Përbërësit
- 🔹 1 1/2 gotë uji karrota të grira
- 🔹 1 gotë uji me vaj
- 🔹 2 gotë uji me sheqer
- 🔹 1 lugë e vogël sodë buke
- 🔹Miell sa të bëhet brumë biskotash (rreth 1 gotë e gjysmë)
Instructions
- 1. Ndezim furrën në 180° C që të ngrohet.
- 2. Grijmë karrotat në rende dhe i hedhim në tas. Aty shtojmë vajin, sheqerin, miellin dhe sodën.
- 3. I bëjmë në toptha të vegjël sa një arrë dhe i pjekim për 20 minuta
- 4. Pas pjekjes i lemë të ftohen në tavë e pastaj i heqim, pasi duhet të forcohen pak
Shpresoj që receta e mamit tim t’ju pëlqejë.
Ema







Leave a Reply