Receta e sotme është Sorbeto Ananasi në Njinja Creami. Por kjo vjen thjesht si review e përdorimit të parë të pajisjes sime të re Ninja Creami. Kisha rreth dy vjet që e kisha parë Ninja Creami në këto videot virale, por duke qënë se produktet Ninja nuk shiteshin në Shqipëri, thjesht e kisha ‘varrosur’ në memorien time. Deri sa mu dha mundësia hahah.
Jo, akoma nuk shiten në Shqipëri por mi solli vëllai. Në blogun tim, keni një kategori të dedikuar të gatimeve sipas pajisjeve, ku unë dhe herë pas here nxjerr dhe opinionin tim mbi pajisjen. Kësaj rradhe përveç KitchenAid, Kenwood, Delimano, u shtua edhe Ninja.
Tani të kalojmë pak te Sorbeto Ananasi në Njinja Creami, se ky ishte qëllimi për sot.
E testova me recetën e ananasit pasi kudo në internet lexova që ishte më e thjeshta dhe më e sigurta. Pyetjet që unë kisha lidhur me pajisjen dhe si më doli mua e vërteta po jua listoj më poshtë. Kur e nxora fillimisht në instagram, disa nga vajzat më shkruan që donin realisht opinionin tim pasi ta provoja pasi edhe ato ishin në mëdyshje për ta blerë. Uroj që pasi ta lexoni këtë postim, të jeni më të qarta për të marrë një vendim.
Pyetjet më të shpeshta për Ninja Creami
Fatkeqësisht, ende jo.
Unë e bleva online te Ninja Kitchen Italy për Cyber monday dhe e kapa me 1/2 e çmimit pasi përdora edhe kodin e uljes së një foodbloger që unë ndjek. Ia cova te adresa e tim vëllai dhe ai ma solli me makinë. Disa vajza më kanë shkruar që bëjnë porosi te të afërmit e tyre jashtë shtetit dhe ua dërgojnë me autobuz. Mesa duket paska mundësi por unë nuk i dija. Nëse dhe ju keni mundësi të tilla, më shkruani që t’ju jap kodin e uljes 🙂
Shkurt, PO. Kisha shumë frikë por vetëm tre që receta provova (pa e hapur librin e recetave që vjen me pajisjen) dolën të shkëlqyera. Super kremoze dhe tamam si tregohet nëpër video. Në videon që unë kam nxjerrë këtu, kam treguar fiks akulloren e parë. Pra nuk e kisha testuar para se të bëja videon. E bëra këtë për të treguar realitetin, ashtu sic do doja të ma tregonin dhe mua sinqerisht
Unë kam pajisjen bazike e cila ka programet:
• Akullore
• Akullore light (dietiket)
• Sorbeto (kjo që kam treguar në video)
• Akullore Italiane (ato me kremozet që kanë vezë në përbërje)
• Smoothie Bowl
• Milkshake
+Extras dhe Re-spin (programi që bën realisht kremoze akulloren). Këtë e kam sqaruar edhe në video
Duke qënë se e testova pajisjen gati-gati live, nuk pata mundësi ti fotografoj hap pas hapi dhe ndaj i kërkova ndihmë Inteligjencës artificiale të më gjeneronte fotot. Por vetëm kjo është pjesa më pak origjinale e postimit, pjesa tjetër jam 100% e vërtetë.
Fillimisht ngrijmë komposton e ananasit të cilën e kemi hedhur tek ena e duhur e pajisjes.
- Ngrirja
Duhet te paktën 24 orë të ngrijë përpara se ta grijmë.
- Bluarja në Ninja Creami
I heqim kapakun enës dhe e vendosim brenda mbajtëses. E vendosim tek pajisja. Shtypim opsionin Sorbet dhe më pas Re-spin

- Shijimi 😁
E shijojmë sorbeton me lezet

Leave a Reply