Ninja multicooker review

Ky postim përmban Ninja multicooker review nga ana ime. Poooor, si fillim do ju tregoj historinë se si arrita deri te Ninja.

Ishte ditë e martë, se që ta dini, çdo gjë ters mua më ndodh të martave, dogja Multicookerin tim delimano. E kisha vënë mbi sobë meqënëse sipër saj kisha thithësen e tymrave. Nuk e kisha vënë re që kablli i tenxheres kishte lëvizur çelsin e sobës dhe plitka ishte e ndezur në minimum.

Pas disa kohësh (kushedi sa kohë kish që digjej), ndjeva erë plastike të djegur dhe kur e kuptova ishte shumë vonë. E hoqa nga priza dhe pashë që baza ishte djegur, megjithë telat e saj. Dhe pas 7 vitesh përdorim, tenxherja ime delimano më la shëndenë, më saktë e bëra unë të ma linte, po këtë s’po e them.

Ok, le të vazhojmë me Ninja multicooker review për të cilin e nisa këtë postim. Brandin Ninja e njoh prej shumë vitesh në fakt, po për arsye se në Shqipëri shumë gjëra nuk vijnë nuk e kisha patur fatin ta përdorja një.

Për fatin tim, arrita ta marr jashtë dhe pas disa përdorimesh ja ku jam t’ju shkruaj avantazhet dhe disavantazhet sipas mendimit tim.

Në videon më poshtë keni momentin e hapjes së paketimit ku ju tregoj dhe çfarë ka brenda pajisja.

Çfarë përmban paketimi i Ninja Multicooker?

Ninja multicooker mini 4.7 litra përmban elementët si më poshtë:

Sigurisht tenxheren bazë hahahahha. Pra baza është kjo. Ka përmasa ‎38 x 35 x 32 cm; dhe peshon rreth 9 kg. Po, peshon ca. Nëse s’keni pesha për ushtrimet në shtëpi mund të përdorni fare mirë këtë hahahhha. Vjen me dy kapakë, ku njëri është i pa shkëputshëm nga pajisja.

Kapaku që vjen i pa shkëputur nga pajisja është ky që shihni këtu. Është kapaku i cili përdoret për dy funksionet shtesë që ka pajisja; Air crisp dhe Bake/Roast. Këto funksione janë për pjekje/airfryer ndaj ky kapak ka një rezistencë, një ventilator dhe një zgarë mbrojtëse. Përdoret vetëm për këto dy opsione që unë përmenda.

Kapaku që përdoret për 3 programet e tjera është ky dhe është i shkëputur nga pajisja. Përdoret për gatimet me presion, për gatimet në avull, slow-cooker.

Tashmë çdo pajisje, jo vetëm ninja, vjen me një libërth me receta gatimi dhe mënyrë përdorimi. Këto libra mua më duken shumë të rëndësishëm dhe këshilloj që çdo pajisje, të nisni ta përdorni me recetat e veta e më pas të eksperimentoni me tuajat. Kjo do ju ndihmojë të kuptoni se si funksionon pajisja juaj e re.

Dhe dy elementët e tjerë shtesë të kësaj pajisje janë këto dy zgara. Të dyja mund të përdoren për opsionet pjekje/avull. Zgara e zezë në përgjithësi përdoret për airfryer por edhe për të gatuar në avull perime të vogla.

Dhe e fundit por jo për nga rëndësia, paneli i programeve. Siç e shihni, në panelin qëndror janë 4 programet për gatim

  • Në presion
  • Në avull
  • Gatim i avashtë
  • Skuqje (i vetmi program pa kapak)

Anash ekranit digjital janë rregulluesi i temperaturës (120°C-210°C) dhe rregulluesi i kohës (1min-8 orë në varësi të programit)

Avantazhet dhe disavantazhet e Ninja Multicooker mini 4.7 litra

Disavantazhet

Qëllimisht dua ta nis me disavantazhet pasi mendoj se ka më pak.

  • Madhësia; Nëse jeni një familje me më shumë se 4 pjesëtarë, atëhere ky version nuk ështëpër ju po mund të merrni një më të madhe. (jo dhe aq disavantazh ky).
  • Pesha; Nëse nuk e lini në banak pa lëvizur, por duhet ta fusni & nxirrni shçesh nga dollapi, atëhere pesha është një disavantazh (unless jeni tip sportiv dhe e quani këtë si biçim ushtrim palestre, atëhere nuk është disavantazh 😂)
  • Kapaku shtesë; Nl fakt isha në dy mendje nëse mund tëquhet disavantazh kjo gjë. Une e quaj disavantazh sepse nuk kam shumë vend në dollap dhe një kapak shtesë, më duhet tia gjej vendin nëpër shtëpi. Nga ana tjetër, vetëm një kapak shtesë ta kthen tenxheren multicooker edhe në airfryer/furrë. Pra përveç vendit shtesë, kapaku i dytë nuk është një disavantazh i mirëfilltë.

Avantazhet

Nga tia nis? hahahhha

  • Funksionet 6 në 1; Më e rëndësishmja, një tenxhere e vetme që të bën punë si tenxhere normale (opsioni Sear/Saute), si tenxhere me presion (programet Presion-Avull), si slow cooker (opsioni me të njëjtin emër), si Airfryer dhe Furrë pjekjeje dy opsionet shtesë. Më lejoni ta them me gërma të mëdha që justifikon cdo cent të paguar.
  • Prakticiteti; Fakti që në të njëjtën tenxhere mund të ziesh dhe pjekësh pa ndërruar e bërë pis 100 enë, është avantazh me A të madhe
  • Më pak energji e harxhuar; Duke qënë kompakte, ngrohet shpejt e si rrjedhim është shume efiçente në konsumin e energjisë. Gjithashtu kursen edhe shumë kohë në gatim
  • Funksioni Keep Warm; Si edhe tenxheret e tjera elektrike që shiten në treg edhe kjo e ka opsionin e mbajtjes ngrohtë të gatimit
  • Forma e tenxheres së brendshme; Nuk e di nëse mund ta quani ju avantazh këtë por për mua ishte. Tenxhere relativisht e cekët por me diametër të gjërë. E kam vuajtur këtë me delimanon që ishte e lartë por me diametër të vogël.

Unë kam provuar shumë receta në të që do jua nxjerr në vijim, por çfarë vura re më së shumti është që gjella e gatuar aty i përafron shumë shijes së asaj të gatuar në tenxhere tradicionale.

2 Comments

  1. Pershendetje!
    Pash reklamen tuaj per tenxheren Ninja dhe u binda qe kjo eshte e duhura per mua.dua te di cmimin dhe ku mund ra porosus.me duhet 7.5 litra
    Ju Faleminderit

    1. Përshëndetje. Unë r kam blerë në Itali, çmimin e sheh online tek website i tyre. Flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading