Qofte salmoni dhe patate e ëmbël në airfryer janë receta ideale pas festave. Pasi kemi kaluar atë tejngrënien për vit të ri, na duhen receta të lehta. Kur pjekja bëhet në airfryer akoma më mirë, sepse nuk do përdorim shumë vaj.
Sekreti i kësaj recete është që përdor salmon të gatuar. Në fakt, lindi nga nevoja pasi një ditë më kish tepruar një salmon i gatuar dhe nuk dija ç’ta bëja. Duke qënë se ishte vetëm 200g gjithë e gjithë, e nuk dilte për 4 veta, e bëra qofte.
Për të shoqëruar qoftet, bëra edhe disa medaljonë patateje të ëmbël që e poqa gjithashtu në airfyer. Kështu përfunduam me një pjatë të balancuar për 4 persona.
Unë kisha salmon, por mund të bëhet edhe me peshq të tjerë, si levrek, apo kocë, merluc etj. Çdo lloj peshku me sasi tuli, bën për qofte. Nëse doni, përdorni edhe ton, por sigurohuni ti kulloni mirë vajin ndryshe do ju dalin qoftet e rënda.
Unë çdo fillim jave, ziej pak quinoa që ta kem në frigo. Nuk i dihet asnjëherë se kur mund të më nevojitet, ndaj kam gjithmonë quinoa të zier.
Po ju lë tani të lexoni recetën për Qofte salmoni dhe patate e ëmbël në airfryer .
Qofte salmoni dhe patate e ëmbël në airfryer
Notes
Në vend të salmonit të gatuar, mund të përdorni ton të kulluar mirë ose kocë ose levrek, merluc etj
Përbërësit
- 🔹 2 vezë
- 🔹 200g salmon i gatuar
- 🔹 1 lugë çaji pluhur hudhrash
- 🔹 2 lugë gjelle quinoa e zier
- 🔹 1 tufë majdanoz dhe nenexhik të grira
- 🔹 1 lugë çaji rigon
- 🔹kripë e piper i zi
- 🔹 1 patate e ëmbël e madhe e prerë në feta
- 🔹2 lugë gjelle vaj ulliri
Instructions
- Përziejmë 7 përbërësit e parë në listën më lart dhe formojmë 8 qofte mesatare.
- Ne ë koshin e airfryer sistemojmë qoftet 4 e nga katër ose sa t’ju nxërë koshi. I spërkasim sipër me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe i pjekim në 200°C për 18 minuta.
- Pasi qoftet janë pjekur pjekim medalionët e patateve me vajin e mbetur të ullirit për 20 minuta të tjera.
- I servirim qoftet bashke me patatet, pak quinoa të zier dhe ndonjë perime që ju gjendet në shtëpi.
Leave a Reply