Keni pjekur ndonjëherë Pulë me pançetë dhe mustardë? Kjo recetë bën për ju nëse nuk keni në plan të gatuani as gjel deti dhe as ndonjë mish tjetër.
Kombinimi i mustardës me pulën është njo kombinim perfekt. E vetmja gjë që do ju hajë pak kohë në përgatitje, është thurja e pançetës. Ama, pasi ta servirni, do ndiheni shumë krenarë me veten me artin që keni bërë.
Do ju këshilloja të përdornit ndonjë pulë bufe, sepse zogjtë e fshatit mund të dalin pak të fortë dhe jo shumë ndjellës.
Në shpjegimin e recetës më poshtë, dhe në mungesë të një video nga unë, po ju vë një link se si ta prisni pulën nga ana e kurrizit.
Prejrja nga kurrizi është ide e mirë sepse pula ruan formën e bukur. Kurrizin që do hiqni mos e hidhni. Ose ziejeni me disa perime për lëng, ose futeni në ngrirje për ta përdorur ditë tjetër.
Mund ta shoqëroni këtë Pulë me pançetë dhe mustardë me disa patate baby të pjekura
Pulë me pançetë dhe mustardë
Përbërësit
- 🔹️ 1 pulë (unë përdor @drizacompany )
- 🔹️ 3 lugë gjelle mustardë
- 🔹️ rozmarinë e sherebelë
- 🔹️ 8 shirita pançetë
Instructions
- Ndezim furrën në 220°C.
- Ndajmë pulën nga ana e kurrizit duke hequr me thikë qafën dhe shtyllën kurrizore (përdorini për lëng pule)
- E hapim pulën si në foto dhe e lyejmë me mustardë.
- Vendosim anash në tavë rozmarinën dhe sherebelën të cilat do i japin aromë gjatë pjekjes. E fusim tavën në furrë që të piqet.
- Pasi kanë kaluar 25 minuta, thurim fetat e pançetës si në foto dhe ia vendosim pulës sipër pjesës së gjoksit. Lyejmë edhe kofshët me pak mustardë.
- E pjekim pulën edhe për 25 minuta të tjera dhe pasi pançeta është pjekur, e lyejmë për herë të fundit me mustardë.
- Ne e shoqëruam me patate furrë por ju mund ta shoqëroni me pure, polenta ose sallatë.
Leave a Reply