Beef wellington është një pjatë që njihet nga të gjithë mendoj, edhe pse duket e komplikuar, por nuk është. Tani që jemi në sezonin e festave të fundvitit, të gjithë mendojmë të gatuajmë gjelin e detit. Në fakt një ide ndryshe është që të gatuash këtë beef wellington. Sidomos nëse ke ftuar shoqërinë, do dilte një darkë me pesë yje.
Kush feston Krishtlindjen ka një mundësi ekstra që të gatuajë edhe gjelin për vit të ri edhe beef wellington për Krishtlindje🤣🤣.
Unë ndoqa udhëzimet e Gordon Ramsay dhe rezultati doli sigurisht perfekt.
Beef Wellington
Cook Time
35 minutes
Wait Time
40 minutes
Total Time
35 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 1 pako petë sfoljatë (mbajeni jashtë frigoriferit)
- 🔹️500g fileto viçi (sa më cilësore)
- 🔹️ 200g kërpudha
- 🔹️ 1 lugë gjelle mustardë
- 🔹️ 200g proshutë krudo me feta të holla
- 🔹️ kripë e piper të zi
- 🔹️ 1 vezë e rrahur me pak ujë për lyerje
Instructions
- Ngrohim furrën në 200°C.
- Fileton e viçit e kriposim dhe piperosim dhe e skuqim në pak vaj ulliri në temp të lartë. Ky proçes duhet për izolim të lëngjeve të mishit brenda. Pra skuqeni nga të gjitha anët duke e rrotulluar, rreth 3 min në total.
- E heqim nga tigani dhe direkt e lyejmë me mustardë nga të tëra anët.
- Grijmë imët kërpudhat dhe i kalojmë tek tigani që ti gatuajmë deri sa tu avullojë lëngu. Rreth 5 min.
- Marrim rulin me qese celofani dhe e hapum mbi banak. Vendosim fletat e proshutës duke krijuar 1 katror me përmasa afërsisht 22x22cm
- Sipër shtrojmë kërpudhat dhe në mes vendosim fileton.
- E rrotullojmë me ndihmën e letrës celofan, dhe pastaj e mbyllim fort si një karamele me qese. Mishi duhet të dalë si cilindër uniform.
- E fusim në frigorifer për 15 min (ose dhe gjith natën, si ta doni)
- Më.pas, hapim sfoljatën, vendosim mishin në mes (pasi i kemi hequr qesen) dhe e rrotullojmë deri sa të izolohet mishi brenda. Presim tepricën e petës dhe e rrotullojmë prap me qese. E lëmë në frigo për 10 min.
- Në fund, e heqim nga qesja dhe e sistemojmë mbi një tavë.
- E lyejmë me vezën e rrahur dhe e pjekim për 35 min ose sa të marrë ngjyrë lajthi.
- Pasi është pjekur, e heqim dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Hap i domosdoshëm!!!
- Pasi ka kaluar koha e pushimit, e presim dhe e shijojmë ❤️✌️
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply