Një herë them kush nuk di të bëjë patate baby të pjekura në furrë? Por pastaj mendoj, që edhe mund të ketë. Kështu që vendosa ta nxjerr si postim më vete për ti ardhur në ndihmë dikujt që sa ka nisur të gatuajë.
Përse patate baby? Sepse ato dalin të shkëlqyera të pjekura në furrë gjithmonë.
Patatet baby jane ideale për pjekje për disa arsye:
- Madhësia: Duke qënë të vogla, piqen në mënyrë të njëtrajtshme dhe thithin yndyrën dhe aromat e erëzave pa u tharë.
- Lëkura e hollë: Lëkura e patateve baby është e hollë pasi janë patate të reja dhe gjatë pjekjes formën një shtresë kërce të shijshme, ndaj duhen pjekur gjithmonë me lëkurë.
- Shpejtësia e gatimit: Patatet baby piqen shumë shpejt ndaj janë ideale kur kërkoni një mundësi më të shpejtë gatimi.
Më poshtë po ju tregoj variantin tim për Patate baby të pjekura në furrë. Shkojnë shumë dhe me mish të kuq ose gjeldeti.
Patate baby të pjekura në furrë
Persons
4
Prep Time
5 minutes
Cook Time
30 minutes
Total Time
35 minutes
Përbërësit
- • 2 kg patate baby të bardha (pasi ka dhe te kuqe por ju këshilloj të bardhat)
- • 2 dege rozmarinë të njomë
- • 2 lugë çaji kripë të trashë
- • 3 lugë gjelle vaj ulliri
Instructions
- Ndezim furrën në 200°C
- Në një tas qelqi hedhim patatet të cilat i kemi larë mirë lëkurën me ujë.
- Shtojmë kripën, vajin e ullirit dhe rozmarinën e copëtuar me duar.
- I kalojmë në tavë dhe i pjekim për 30 minuta ose deri sa maja e thikës të hyjë lirisht dhe të kenë marrë pak ngjyrë lajthi.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply