A e dini Si të thajmë hidet në dehidrator? Nëse jo, ky është postimi i duhur që duhet të lexosh.
Ky lloj fruti mendoj se është fruti me më shumë emra të ndryshëm. Unë i quaj hide, zona e veriut i quan Kimça, jugu xinxife etj see ka akoma emra të tjerë.
Kisha kohë që doja të provoja të thaja hidet/xinxifet/kimçat dhe mbrëmë e bëra fakt të kryer.
Do thoni ju, pse? Epo e para për ti ruajtur më gjatë dhe e dyta që mësova është që bëhen shumë më të shijshme 😄.
Përpara tharjes ama ka një veprim tjetër dhe këtë e mësova nga një blog kinez (duke qënë se ata i përdorin në masë, edhe në supë).
Hidet (apo xinxifet, kimçat etj) duhen gatuar 5 min në avull dhe u hidhet 1 lugë sheqer që shkrin gjatë avullit dhe i jep këtë pamjen me shkëlqim, por besoj se vlen edhe për ruajtjen më të gjatë në kohë. Pasi janë gatuar për 5 min në avull i heqim dhe i rreshtojmë në raftet e dehidratorit.
Ja pra miq, kjo është mënyra më e mirë se Si të thajmë hidet në dehidrator.
Si të thajmë hidet në dehidrator
Përbërësit
- 🔹️ 500g hide
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer të bardhë
Instructions
- Pasi i kemi larë mir hidet, i hedhim në një kosh që përdoret për gatimet në avull.
- Në tenxhere hedhim pak ujë dhe sipër vendosim koshin me hidet të cilave u hidhet 1 lugë sheqer që shkrin gjatë avullit dhe i jep këtë pamjen me shkëlqim por besoj se vlen edhe për ruajtjen më të gjatë në kohë
- I gatuajmë për 5 minuta në avull.
- Pasi janë gatuar për 5 min, i heqim dhe i rreshtojmë në raftet e dehidratorit.
- I thajmë dehidrator në 70° C për 10 orë (nuk di nëse bëhen në furrë por nuk e besoj).
Leave a Reply