Receta e ditës së dytë me farro është kjo sallatë me farro, qiqra e patate të ëmbël.
Siç ju kisha premtuar, për secilën prej recetave që do ju postoj, do mundohem t’ju shtoj edhe vlerat ushqyese. Kështu kush është duke numëruar kaloritë, do e ketë më të thjeshtë.
Siç ju informova edhe ditën e djeshme , farro përmban gluten ndaj nuk duhet përdorur nga personat intolerantë.
Një këshillë para se të përgatisni këtë sallatë me farro, qiqra e patate të ëmbël. Qiqrat mund ti zieni vetë që më përpara dhe ti ruani në frigorifer për ti pasur gati sa herë ju nevojiten. Kështu mbani nën kontroll sasinë e kripës pasi nëse përdorni kanaçe, mund të rrisni më shumë sasinë e kripës së konsumuar.
Lini qiqrat në ujë për 12 orë dhe më pas ziejini në temperaturë të ulët për gati 30 minuta. Arsyeja përse duhet ti lini në ujë qiqrat është se ndihmon që të treten më mirë.
Në fotot më poshtë, shikoni edhe ngjyrën qe merr uji pasi i kemi lënë 12 orë. Në këtë ujë ka elementë që vështirësojnë pak tretjen, ndaj mos e anashkaloni këtë hap. Shpëlajini mirë qiqrat para se ti zieni gjithashtu.
Pas zierjes, ruajini në një enë qelqi bashkë me ujin e zierjes.
Sallatë me farro, qiqra e patate të ëmbël
Notes
Mund ti zieni vetë qiqrat që më përpara dhe ti ruani në frigorifer për ti pasur gati sa herë ju nevojiten. Kështu mbani nën kontroll sasinë e kripës pasi nëse përdorni kanaçe, mund të rrisni më shumë sasinë e kripës së konsumuar.
Lini qiqrat në ujë për 12 orë dhe më pas ziejini në temperaturë të ulët për gati 30 minuta. Ruajini në një enë qelqi bashkë me ujin e zierjes.
Përbërësit
- 🔹️ 1 kupë lakër kale
- 🔹️ 100g patate e ëmbël
- 🔹️ 100g qiqra
- 🔹️ 100g farro i zier
- 🔹️ 1 tsp piper i kuq i tymosur
- 🔹️ 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️ pak lëng lime ose limoni
- 🔹️ 1 tsp kripë
Instructions
- Para se të përgatisim sallatën, do të pjekim lakrën kale, pataten e ëmbël dhe qiqrat në furrë. Pas pjekjes do ti peshojmë e do ti hedhim sipër sallatës. Pjesën e mbetur të perimeve pas pjekjes mund ta ripërdorni për sallatë tjetër.
- Ndezim furrën në 220 gradë celcius. Në një tavë me letër pjekjeje sistemojmë sipër pataten e ëmbël të prerë në kuba me përmasa 2cm afërsisht. Shtojmë dhe qiqrat (nga kanaçja ose të ziera më përpara).
- I hedhim sipër piperin e kuq të tymosur dhe i trazojmë. Më pas i pjekim për 25 minuta. Pesë minuta para përfundimit, shtojmë dhe lakrën kale dhe e pjekim edhe atë aq sa të zbutet pak.
- Për të përgatitur sallatën, shtojmë në një tas farron e zier, pataten, qiqrat, kalen (pasi ti kemi peshuar). Shtojmë përsipër kripën, vajin dhe limonin dhe i trazojmë.
- Sallata në këtë formë është mëse e plotë, por nëse doni të hani më shumë, mund ta shoqëroni me ndonjë fileto salmoni ose pule.
Nutrition Facts
Sallatë me farro, qiqra e patate të ëmbël
Serves: 1 person
Amount Per Serving: 1 sallatë
|
||
---|---|---|
Calories | 562kCal | |
% Daily Value* | ||
Total Fat 24g | 36.9% | |
Saturated Fat 3g | 15% | |
Trans Fat 0 | ||
Cholesterol 0 | 0 | |
Sodium 2970mg | 123.8% | |
Total Carbohydrate 82g | 27.3% | |
Dietary Fiber 12g | 48% | |
Sugars 6g | ||
Protein 15g |
Vitamin A 630% | Vitamin C 175% | |
Calcium 16% | Iron 22% |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy
Leave a Reply