Receta e rradhes është Makarona rigatoni me kungull dimëror. Pasta me kungull do e quaja këtë pjatë nëse do doja të dukesha interesante, por e urrej kaq fort kur MAKARONAVE u thonë pasta sa se keni idenë. Pale kur thonë açeto uthull njerëz, uthull.
Po nejse, le mos hapim polemika të kota e të kthehemi te makaronat e dielës.
Para 1 muaji bleva 1 pako krem qumësht orizi të cilën se kisha përdorur ende, e meqë bleva pak kungull portokalli thashë gjysmën po e përdor për salcën e makaronave dhe pjesën tjetër për supën me kungull (për nesër kjo).
Nuk po vijoj më me shkrimin, por po ju lë të lexoni recetën.
Makarona rigatoni me kungull dimëror

Përbërësit
️100g makarona tub
️ 50g kungull
️ 100 ml lëng perimesh
️ 100g krem qumështi vegan apo jo
️ 1 hudhër
️ 1 lugë gjelle vaj ulliri
️ 1 gjethe sherebelë
️ pak vaj ulliri i përzier me piper të kuq*
- * për vajin me piper, nxehni vajin mirë dhe shtoni piperin e kuq.
Instructions
- Për salcën e makaronave: skuqim në pak vaj ulliri 1 thelpi hudhër.
- Shtojmë kungullin e prerë në kuba dhe lëngun e perimeve ose ujë në vend të tij. Unë përdora 100ml lëng perimesh.
- Sa të zbutet kungulli, e bëjmë pure me blenderin me zhytje. Shtojmë kremin vegjetal, sherebelën dhe e rregullojmë me kripë e piper.
- Kullojmë makaronat e ziera dhe i bashkojmë me salcën. Në momentin e servirjes i shtojmë sipër pak vaje piper të kuq.



Rudina Caca
7 Tetor, 2022 at 7:52 pmTe lumshin duart
Bake My Day Happy
7 Tetor, 2022 at 7:54 pmFaleminderit