Nuk ka bloger në Shqipëri apo dhe jashtë që nuk ka postuar të paktën një herë se si mund të bëjmë Qumësht tërshëre i përgatitur vetë.
Arsyet e kalimit nga përdorimi i qumështit shtazor në atë vegjetal mund të jenë të shumta
- Për arsye etike (ndjeshmeria ndaj kafshëve,)
- Intoleranca. Ka kaq shumë njerëz që janë intolerantë nga laktoza siç ka dhe plot që nuk e dinë ende
- Për të rënë nga pesha (qumështet vegjetale përmbajnë më pak kalori, yndyrë, kanë sasi uji më të lartë etj)
Në marketet shqiptare tashmë fatmirësisht ka plot varietete të ndryshme të qumështeve vegjetale. Disa prej tyre janë dhe të fortifikuara me vitamina, kalcium etj. Por nga ana tjetër kanë edhe çmim më të lartë.
Kjo nuk duhet t’ju dëshpërojë, pasi fatmirësisht, disa prej tyre mund ti bëni fare mirë në shtëpi. Ashtu si ky qumësht tërshëre i përgatitur vetë.
Këtë qumësht mund ta përdorni në çdo gatim ku nevojitet qumështi si psh këta waffles vegane ose ky kek me avocado.
Më poshtë keni edhe recetën por edhe videon e shkurtër se si ta përgatisni vetë.
Qumësht tërshëre i përgatitur vetë
Notes
Kujdes, tulin e mbetur nga kullimi i qumështit mund ta përdorni në mëngjesin tuaj, në kek, biskota etj, vetëm mos e hidhni 🙂
Përbërësit
- 🔹️ 250ml ujë
- 🔹️ 4 lugë gjelle tërshërë.
Instructions
- Në gotën e mikserit fusim ujin dhe tërshërën.
- I bluajmë disa sekonda dhe më pas e kullojmë për të përftuar qumështin.
- Sipas dëshirës mund të shtoni sheqer, mjaltë, ose shurup panje për veganët si dhe pak kanellë.
Leave a Reply