Toptha energjikë me susam e kikirika është propozimi i sotëm. Dje ju tregova këtë recetën per toptha energjikë. Sot po ju tregoj një version tjeter.
Për të përgatitur këto snack të ëmbla mjaftojnë vetëm pak përbërës të cilët mund ti kombinoni sipas dëshirës, idetë janë të pafundme.
Unë i përgatita me këta përbërës lehtësisht të gjetshëm në treg dhe ekonomikë.
Ja sa thjeshtë pergatiten:
Toptha energjikë me susam e kikirika
Persons
20
Serving Size
1 topth
Prep Time
5 minutes
Total Time
5 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 12 hurma nga këto të butat
- 🔹️ 70g kikirika
- 🔹️ 70g tërshërë e bluar
- 🔹️ 70g fara luledielli
- 🔹️ 35g fara susami
- 🔹️ 35g fara lini
- 🔹️ 10g pluhur maka (opsionale)
Instructions
- Hedhim gjithë përbërësit e thatë në mikser dhe i bluajmë mirë.
- Heqim gjysmën e pluhurit ne një tas qelqi dhe ne mikser shtojmë hurmat e arabise.
- I miksojme sa masa të bëhet homogjene dhe pastaj e bashkojmë me pluhurin që lamë mënjanë.
- E bashkojmë mirë brumin dhe me duar të lagura formojmë topthat.
- I shijojmë si një snack të shëndetshëm.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply