Për ju që ndiqni një rregjim pa gluten, këto Bukëza me miell misri e quinoa janë një zëvëndësues shumë I mirë I bukës.
Ju e dini që unë herë pas here testoj receta pa gluten, jo sepse jam celiake, por sepse më pëlqen të eksperimentoj. Në fakt, kam shumë ndjekës të mitë të cilët më kërkojnë receta pa gluten. Kështu në këtë blog kam krijuar prej kohësh një kategori të dedikuar.
Edhe pse nuk kam besuar asnjëherë në testet e intolerancës, kohët e fundit kam patur probleme me lëkurën. Duke përjashtuar faktorët e jashtëm (tashmë të identifikuar), mendova se mund të kisha edhe një intolerancë ushqimore.
Sipas këtij testi, dola intolerante Grada 4 ndaj domates, ndaj drithit (jo gluten, por drithit), ndaj mishit të kuq. Te kjo e fundit përfshihet dhe qumështi me prejardhje shtazore.
Gjithsesi, dihen qe ky grup produktesh ka efekt në shumicën e popullsisë. Edhe nëse ke probleme zemre, gjëja e parë që të thotë mjëku është hiq mishin e kuq etj etj.
Kushdo qoftë rregjimi juaj, kam vendosur të ndaj çdo recetë gluten-free apo lactose-free që mua më ka rezultuar e shijshme.
Për sot, po ju lë të shihni recetën për këto Bukëza me miell misri e quinoa. Duke qënë se sasia e brumit është pak, mund të përdorni airfryer-in nëse keni, ose furrën të ngrohur në 180 gradë. Unë zgjodha air-fryer.
Bukëza me miell misri e quinoa
Përbërësit
- 🔹️ 1 vezë
- 🔹️ ¼ kupë qumësht orizi
- 🔹️ ¼ kupë miell quinoa
- 🔹️ ½ kupë miell misri të imët
- 🔹️ ¼ kupë vaj ulliri
- 🔹️ ¾ lugë çaji pluhur pjekës
- 🔹️ ¼ lugë çaji sodë buke
- 🔹️ pak kripë
Instructions
- Ngrohim airfryer (ose furrën) në 180°C.
- Përziejmë përbërësit e bukëzave në një tas qelqi.
- Lyejmë më spray anti-ngjitës 4 mini kupëza metalike ose 1 tavëz krem karameli me diametër 12cm.
- Hedhim nga 1 lugë gjysmë brumë në çdo tavëz ose gjithë brumin nëse përdorim një tavë të vetme.
- I pjekim në airfryer për 11 minuta ose 20 nëse përdorni furrën.
- I lëmë të ftohen në format e tyre dhe më pas I heqim me kujdes.
Anonymous
23 Shtator, 2022 at 11:42 pmDuke ju pergezuar per portalin dhe recetat shume te shijshme, doja t’ju inofrmoja se ne Shqiperi nuk ka miell misri shqiptar pa gluten. Kete e them me pergjegjesi te plote! Me perjashtim te miellrave te importuara te etiketuara “pa gluten”, mielli. misrit ne shqiperi eshte i perzier me miell gruri. Prandaj, do te ishte mire, qe ne recetat qe propozoni, ta theksoni kete fakt, pasi per personat intolerante, sidomos per individitet me celiaki, konsumimi i mielliit te misrit ne Shqiperi eshte kercenues per jeten
Bake My Day Happy
7 Tetor, 2022 at 11:22 amTe falenderoj per informacionin. Po e shtoj si koment ne postim per tu patur parasysh. Dite te mbare