I kisha përgatitur këto Crepe me spinaq e gjel deti pas vitit të ri. Të gjithëve ne na ngelin teprica nga darka e vitit të ri dhe nuk dimë si ti risjellim, kjo recetë është ideale.
Sigurisht që mund ta bëni mbushjen me përbërës të tjerë, biles ti bëni edhe të ëmbla. Spinaqi Brenda në brumë nuk ndihet dhe aq shumë dhe kjo e bën fantastike për kalamajtë që I bëjnë naze perimeve.
Në fund të fundit, kush nuk do ta shijonte një krep të mirë, apo jo?
Arsyeja pse më pëlqen darka e vitit të ri , është se gatuhet një ditë dhe ha një javë hihihih. Ama ato gatime I shijon kryesisht të nesërmen dhe s’ka më mirë, ha, pi, fli, tre ditë rrjesht
Gjeli I detit ka shume mish, dhe të jep mundësinë ta rikrijosh në plot receta, si sallatë, apo tacos etj.
Për kësaj rradhe po jua sjell në këtë recetë për Crepe me spinaq e gjel deti. Idetë e tjera pas vitit të ri 😊.
Crepe me spinaq e gjel deti
Përbërësit
Për krepët:
- 🔹️ 3 vezë
- 🔹️ 250ml qumësht
- 🔹️150g miell
- 🔹️50g gjalpë në temp ambjenti
- 🔹️ 2 grushta spinaq i pagatuar
- 🔹️ pak kripë.
Mbushja:
- 🔹️ mish gjel deti
- 🔹️ majonezë & xaxiq me arra
- 🔹️ sallatë jeshile
- 🔹️ misra të ziera
- 🔹️ spec djegës turshi
- 🔹️ speca të kuq të pjekur
Instructions
- Hedhim në blender të gjithe përbërësit e krepëve dhe I miksojmë der isa masa të bëhet homogjene.
- Pasi kemi përgatitur brumin, ngrohim tiganin e krepëve dhe hedhim një kupë brumë.
- E hapim me kujdes sa madhësia e tiganit dhe e pjekim 30 sekonda.
- E kthejmë nga ana tjetër dhe e pjekim edhe për 30 sekonda të tjera.
- Vijojmë proçedurën edhe për brumin e mbetur.
- Për mbushjen, merrni një krepë dhe lyejeni me te dy salcat.
- Pastaj shtoni me rradhë përbërësit e tjerë dhe rrotullojeni krepin sipas dëshirës, ose kaçarrum si puna ime 😊.
Leave a Reply