Kjo që unë po e quaj parfe me kos e luleshtrydhe, është një opsion i shëndetshëm dhe i shijshëm për mëngjes. Nuk mund ta quaj recetë, sepse nuk mund të quhet e tillë, por një ide për ta pasur në mëndje për mëngjeset tona të shpejta.
Kështu që po jua kursej dhe tekstin hyrës të këtij postimi dhe po ju lë në shoqërinë e recetës.
Parfe me kos e luleshtrydhe
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
5 minutes
Total Time
5 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 4 lugë gjelle reçel luleshtrydheje
- 🔹️ 600ml kos grek
- 🔹️ 8 biskota me drithra
- 🔹️ 8 kokrra luleshtrydhe të freskëta.
- 🔹️ 1 l gjelle sheqer pluhur
- 🔹️ pak lëng limoni
Instructions
- Grijmë luleshtrydhet në një tas dhe shtojmë lëngun limonit e sheqerin pluhur dhe i trazojmë. Ndajmë reçelin midis 4 kupave duke hedhur nga 2 lugë gjelle në secilën.
- Pastaj ndajmë kosin, 150ml në secilën, nga dy biskota të grira mbi secilën kupë dhe përfundojmë me komposton e luleshtrydhes.
- I lëmë kupat në frigorifer deri në momentin e konsumit.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply