Limona turshi

Jump to recipe

Limona turshi? Pse jo 😁. Një nga metodat mendoj më të shijshme për të ruajtur limonat kur kemi shumë sasi. Kjo zakonisht për ata që kanë bahçe dhe kanë pemë limoni. Nga limoni në fakt përdoren jo vetëm frutat por edhe gjethet, por kjo është tjetër histori.

Sot do ju tregoj se si të ruani limonat duke i bërë turshi.

Ka disa vite që i bëj dhe më pëlqen kaq shumë shija e tyre. Po pse ti bëjmë turshi? Sepse e para u rrisim jetëgjatësinë dhe e dyta për ti përdorur në gatim. Unë i përdor në sallatra të ndryshme si psh me couscous, apo makarona apo bulgur etj. Megjithatë, edhe në sanduiç do të ishin fantastike.

Nuk e shpika unë por mua më lindi nga nevoja. Pashë në një nga librat e Jamie Oliver një recetë që përdorte limona turshi. Jamie thoshte blijeni në dyqan. Ah mor Jamie ta dish ti se sa shumë gjera nuk gjejmë dot. Kështu google-ova dhe e gjeta si ti bëja vetë. Asokohe kisha limona në bahçe dhe kisha plot sasi. Pasi e përvetësova recetën, nuk u ndala më, por bëj shpesh.

Të gjithë e dimë që limoni më kripën janë një kombinim super I shijshëm. Ama më lejoni t’ju them që në versionin turshi janë edhe më të mirë. Personalisht më pëlqen shumë edhe lëngu që lëshojnë në kavanoz pas disa ditësh. Do ju duhet vetëm të duroni minimumi një javë para se ti provoni.

Më poshtë po ju lë recetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading